‘Bashkimi’ për Kosovën vetëm 24 orë! Në Kuvend nis sherri! Berisha: Rama ka mbajtur qëndrime armiqësore! Basha: Vendosët seancë të dedikuar pa PD

Bashkimi për Kosovën, socialistëve e demokratëve u zgjati vetëm 24 orë. Ndonëse një ditë vendosën bashkërisht për një seancë të dedikuar dhe rezolutë unanime, në seancë plenare, dy kampet nisën debatet.

‘Por ato ua dogji në dorë projektin policia e Kosovës, me guximin, trimërinë, profesionalizmin e lartë të saj. Dhe i tregoi Edi Ramës se ajo është tokë e zotërve të Kosovës. I tregoi Edi Ramës, se cilado qofshin falangat terroriste të Aleksandër Vuçiç, sa do të armatosura të jenë ato, nuk do mund të dominojnë në një metër katror të asaj toke. Do ju pyes unë ju. Cili flet prej muajsh në mos vitesh për Donbasin? Cili flet për projektin e Putinit në rajon? Asnjë tjetër, përveç Edi Ramës. Vetëm Edi Rama.’- tha Berisha.

‘Nuk mundet që nga kjo foltore, nuk ka heq dot fjalën doktor siç e bëje një herë e një kohë. Tentativa për të krijuar narrativa me heronj dhe tradhtar, është tentativa më e dëmshme për Kosovën. E keni traditë këtë. S’ka gjë më të dëmshme që për interesa të paurtisë të vini në lojë Shqipërinë dhe Kosovën e vini si kolateral. Ka kush i del Kosovës për zot. Nga ulësja më e lartë në Shqipëri, Kosovë dhe BE. Zgjidhni një herë hallet e shtëpisë.’- tha Spiropali.

Kreu i PD Lulzim Basha tha se seanca e posaçme, u vendos pa dakordësinë e PD zyrtare.

‘Sot po marrim vesh që jeni patur një dakordësi në konferencën e kryetarëve. Kjo mosdakordësi është  një dakordësi pa PD-në, me ato që ju vendosni se përfaqësojnë PD-në. Por duke i qëndruar frymës që tha ministrja për parlamentin nuk na ka hije përveçse një qëndrim i përbashkët. Kjo seancë duhej bërë sa më parë, duke hedhur poshtë dakordësinë e konferencës së kryetarëve pa miratimin e PD-së.’- tha Basha.

‘Ju e doni debatin për të sulmuar qeverinë e vendit tuaj! Ndërkohë që Shqipëria dhe Kuvendit i Shqipërisë ka nevojë për të miratuar një qëndrim, i cili, në atë rezolutë që unë kam parë në grupin tonë parlamentar, është qëndrimi më korrekt që duhet të mbajë sot Shqipëria në atë situatë, ku të dënojë sulmin dhe natyrshëm t’i gjendemi pranë Kosovës. Këtë presin edhe kolegët tanë në parlamentin e Kosovës, të cilët edhe ata janë të mbledhur në Kuvend.’- tha Balla.

‘Qëndrimi jonë do të jetë për të dënuar sulmin nda Kosovës. Qëndrimi juaj ishte se nuk ka çështje urgjencë. S’ka asnjë rrëzim të asnjë kërkesë për interepelancë. Në rezolutë do të paraqitet vetëm qëndrimi për Kosovën.’- tha Bardhi.

Ndërkohë që Bledi Çuçi u shpreh se nuk duhet të zgjasim këtë debat pasi është retorikë boshe.

‘Kemi thënë se duhet të ketë hetim. Mos ta zgjasim më këtë debat, pasi është trup edhe për në shqiptarët që zihemi me retorikë boshe. Ne do ta tregojmë veten se jemi në unison të plotë me Kosovën në rezolutën e përbashkët që do të miratojmë të gjithë bashkë.’- tha Çuçi.

Seanca e posaçme për Kosovën do të mbahet më 12 tetor teksa vecc miratimit të rezolutës së dakordësuar pritet të ketë 5 orë diskutime. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kevi: 05/10/2023 18:32

    Sa njerez negativ jeni ju te PD

    Përgjigju
  • Toni: 05/10/2023 18:32

    Rama thote gjithmone gjera te drejta

    Përgjigju
  • Titi: 05/10/2023 18:28

    O zot i modh cfaj ka ra ma qe jeni ju 0

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës