Bashkimi Shqipëri-Kosovë, Rama:
Kufiri s’na pengon të jemi një
Kreu i Partisë Socialiste, pas projektrezolutës alternativë për çështjen çame, ka prekur një tjetër temë të “nxehtë”, siç është ajo e përfolur nga kryeministri Berisha për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në një shtet të vetëm etnik.
KORCE - Kreu i Partisë Socialiste, pas projektrezolutës alternativë për çështjen çame, ka prekur një tjetër temë të “nxehtë”, siç është ajo e përfolur nga kryeministri Berisha për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në një shtet të vetëm etnik.
Për liderin socialist, kufiri mes dy shteteve nuk pengon që i njëjti popull të ketë një jetë të përbashkët sociale dhe aktivitete të përbashkështa.
Nga qyteti i Korçës ku prezantoi programin “Rilindje”, duke u fokusuar në projektet për zhvillimin e sportit, Rama tha se për shkak të politizimit të kësaj qeverie dhe çështjes së “bashkimit kombëtar”, nuk është bërë asgjë për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës për sportin.
“Nga ana e shtetit shqiptar për shkak të vizionit tërësisht arkaik dhe për shkak të botëkuptimit tërësisht të mykur nga politizimi i kësaj qeverie ne nuk kemi arritur të vëmë as një gurë në themelin e bashkëpunimit mes të dyjave vendeve tona për sportin. Kemi parë edhe skeçe portokallie kur Kryeministri merr fjalën edhe thotë të bëhet liga. Ne kemi detyrimin të ndërtojmë një hapësirë të përbashkët. Ne kemi dy shtete, por faktikisht në rast se ne kemi vizionin e duhur, kufiri mes dy shteteve nuk pengon që i njëjti popull që është këtej dhe andej kufirit të ketë një jetë të përbashkët dhe aktivitete të përbashkëta”, theksoi numri një i opozitës.
Sipas liderit socialist, bashkimi i dy vendeve mund të arrihet edhe me një jetë të ndarë politike.
“Ne kemi hedhur themele për bashkimin kombëtar, i cili po të shohim mirë, ka ndodhur, sepse kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës s’na pengon që të krijojmë të përbashkëta. Jeta e ndarë politike nuk mund të jetë arsyeja pse ne të mos kemi një jetë të përbashkët sociale, kulturore, një jetë të përbashkët në të njëjtin qiell, atë të Evropës. Të jetuarit në dy shtete na jep mundësinë të përfitojmë nga njëri tjetri”, përfundoi kreu i PS-së, Edi Rama.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
33.3%
-
Të gabuar
66.7%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 9
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kimete Berisha: Gruaja misterioze!
27 Nëntor, 11:41
-
Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!
27 Nëntor, 11:35
-
Berisha lirohet nga arresti shtëpiak, avokati Arbër Hoxha: Kemi të bëjmë me zëvendësim mase, jo revokim! 'Detyrimi me paraqitje' mbetet
27 Nëntor, 11:34
-
Sali Berisha lirohet nga 'arresti shtëpiak!' Reagon opozita, Meta nga burgu e përshëndet: Urime! Desorosifikimi drejtësisë emergjencë kombëtare
27 Nëntor, 11:29
-
Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?
27 Nëntor, 11:22
-
Kristjan Asllani në formacionin e javës në Serie A
27 Nëntor, 11:20
-
Ciceron/ ‘Nëntori i Yjeve të Artë’, koncerti me këngë në TKOB! ‘Nëntori Festiv’ me aktivitete në Sarandë! ‘I këndojmë flamurit’ festival në sheshin e Flamurit, Vlorë
27 Nëntor, 11:19
-
Gjyqtarja e GJKKO Davidhi i hoqi 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës, SPAK: E apelojmë
27 Nëntor, 11:18
-
'Krenar që miratuam bonusin e fundvitit, më të madhin ndonjëherë', ministri Gonxhja: Pagesat për pensionistët nisin javën e dytë të dhjetorit pranë sporteleve të ISSH
27 Nëntor, 11:11
-
Qeveria miratoi kthimin e parave profesionistëve të lirë, Ministri Malaj: Ndoqëm rrugën ligjore! Procesi i rimbursimit përfundon më 31 dhjetor 2024
27 Nëntor, 11:04
-
DOSJA / Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të
27 Nëntor, 11:04
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50