Bashkitë brenda 2016-ës të
ndajnë mbetjet e riciklueshme

Bashkitë brenda 2016-ës të<br />ndajnë mbetjet e riciklueshme
TIRANE- Bashkitë kryesore në vend do të duhet të nisin mbledhjen e diferencuar të mbetjeve. Kjo me qëllim për të lehtësuar riciklimin e tyre, si dhe në kuadër të mbrojtjes së mjedisit. Në vendimin e marrë dje prej qeverisë kërkohet që brenda “datës 31 dhjetor 2016, masat e përshtatshme për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve të paktën për rrymat e mbetjeve: Letër/karton; Metal; Plastikë dhe Qelq”. Në rast të kundërt krerët e bashkive do të përballen me gjoba dhe masat e tjera ndëshkimore.

Ndërsa për bashkitë e tjera, që i përkasin një niveli të dytë, do të duhet të realizojnë këtë formë brenda datës 31 dhjetori 2018. Po ashtu në vendim saktësohet se njësitë e qeverisjes vendore, brenda datës 31 dhjetor 2020, duhet që, për përgatitjen, ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve të ngurta, ku përfshihen letra, metali, plastika dhe qelqi, të arrijnë objektivin, minimumi në 50% të peshës së përgjithshme të mbetjeve të gjeneruara në vitin 2014.

Për këtë do të duhet që vetë njësitë e qeverisjes vendore të marrin masat për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim duke u siguruar qytetarëve minimalisht një sistem grumbullimi mbetjesh prej. Ndërkohë që vend grumbullimet do të duhet të kenë të ndara vendet e caktuara për mbetjet e riciklueshme të thata, mbetjet e riciklueshme të njoma si dhe ato për mbetje të pariciklueshme. Ndërkohë që për mbetjet e pariciklueshme pushteti vendor do t’i duhet të grumbullojë në vendet e caktuara si landfile, kundrejt dhe tarifës së përcaktuar për këtë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme