Bashkitë që drejtohen nga PD dhe LSI i kanë dërguar një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku shprehen se nuk do lejojnë futjen e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit për zgjedhjet e 30 qershorit. Ato thonë se nëse ambientet që janë vënë në shërbim të procesit zgjedhor nuk lirohen nga 27 qershor deri në Korrrik, materialet zgjedhore do të asgjësohen.
“Në datat 27 Qershor deri në 2 Korrik, ambientet që ishin vënë në dispozicion për zgjedhjet, përpara shfuqizimit të datës 30 qershor nga Presidenti, do të jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga bshkitë apo për tubime të tjera”, thuhet në letrën e Bashkive të Djathta.
Në shkresën e tyre thuhet se i vetmi vendim për zgjedhjet, me fuqi ligjore, është dekreti i presidentit, që ka shfuqizuar datën 30 Qershor.
Duke iu referuar Kodit Zgjedhor, kryebashkiakët njoftojnë KQZ-në se kanë shfuqizuar aktet me të cilat kanë dërguar listën e zgjedhësve pranë KZAZ-ve, si dhe aktet për vendet e qendrave të votimit në bashkitë e tyre, ku nuk do të lejohet vendosja e asnjë material zgjedhor, si dhe aket e propozimit për qendrat e votimit në ambjentet private.
(Kliko këtu për të lexuar letrën e bashkive të djathta drejtuar KQZ)