Bashkë do ia dalim! Emisioni 'Rreze Dielli' i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës 'Adopto një gjyshe'

Në këto ditë të vështira, gatimet e zonjës Vjollca në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv do të kenë destinacion të moshuarit të cilët gjatë ditëve të karantinimit e kanë të pamundur të blejnë ushqime e të gatuajnë vakte të shëndetshme. Sapo mbaron emisioni, ushqimet i çohen një të moshuare në nevojë të caktuar nga Bashkia e Tiranës.

Emisioni “Rreze Dielli” ka vendosur t’i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës “Adopto një gjyshe” si një mënyrë për të dhënë kontributin e vet në luftën e përbashkët kundër virusit që po merr jetë njerëzish duke ofruar ushqimet që gatuhen në emision për të moshuarit e Tiranës.  

Krahas informacioneve që jemi përpjekur të japim nëpërmjet të ftuarve të përzgjedhur, por edhe argëtimit, sot “Rreze Dielli” do të përpiqet të ofrojë vaktin e ngrohtë për njërën nga gjyshet e mrekullueshme të Tiranës.

Më të njerëzishëm dhe me më shumë dashuri për njëri tjetrin, bashkë do ia dalim!

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane