DURRËS- Prokuroria e Durrësit nis hetimet për shpërdorim detyre për gjyqtaren e Apelit të Tiranës Zeqine Sollakut, gruaja e ish-prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku.

Ajo është nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyës. Gjyqtarja është kallëzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, akuzë kjo që u rrëzua nga Krimet e Rënda për mungesë provash.

Dosja e Sollakut ka qenë e arkivuar dhe i kaloi për hetim Prokurorisë së Durrësit për të shmangur konfliktin e interesit e hetimit në Prokurorinë e Tiranës.

Padia ndaj saj është depozituar nga Natasha Petrela e cila e akuzon Sollakun duke treguar një anshmëri në procesin gjyqësor të ngritur prej saj për çështje pronësie.

Sollaku ka qenë pjesë e trupit gjykues së çështjes 'Xhisiela' ku u përfshi Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Kërkesë padia mbi Sollakun