Basketboll/ Besëlidhja 'e bën rrugë', mund Tiranën dhe siguron trofeun e Kupës së Shqipërisë

Basketboll/ Besëlidhja 'e bën rrugë', mund Tiranën dhe siguron trofeun e Kupës së Shqipërisë

Momente nga finalja

Besëlidhja është fituesja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Djemtë e Afrim Bilalit mundën Tiranën në një finale të luftuar në Pallatin e Sportit "Dhimitraq Goga" të Durrësit me shifrat 100-86. Lezhjanët kanë ndërtuar një ekip ku spikasin emrat më të mirë të basketbollit vendas dhe janë kandidatë për trofeun e kampionit edhe në ediconin e ri të Superligës së basketbollit.

Për të dytin vit radhazi, Besëlidhja e nis me trofe, duke fituar sërish Kupën e Shqipërisë në basketboll. Ndeshja e zhvilluar në Durrës u vendos në periodën e parë dhe të fundit, aty ku lezhjanët ishin më dominues.

Në çerekun e parë të ndeshjes Besëlidhja fitoi 30-27, për ta humbur të dytin 19-20 dhe shkuar në pushimin e lojës me avantazhin e ngushtë të dy pikëve. Në çerekun e tretë Tirana fitoi 24-25, duke lënë dhjetë minutëshin e fundit që të ishte vendimtar.

Çereku i katërt pa djemtë e Bilalit më superiore në parket, me Julian Hamitin që shënoi 25 pikë për lezhjanët. Ish-i i kësaj sfide ishte ai që shënoi më shumë, teksa pjesa e fundit foli për Besëlidhjen që fitoi 27-14, për rezultatin e përgjithshëm 100-86.

Julian Hamti me 25 pikë dhe 13 kërcime në tabelë ishte më i miri te lezhjanët, ndërsa Red Vogli me 21 pikë më i miri te Tirana. Trofeu i Kupës së Shqipërisë kësisoj shkon për të dytin vit radhazi në Lezhë.

Besëlidhja me trofeun e kampionit

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm