Basketboll, finalja SHBA-Serbi
serbët mposhtën Francën 90-85

Basketboll, finalja SHBA-Serbi<br />serbët mposhtën Francën 90-85
SHBA-Serbi është finalja e Botërorit të basketbollit që po zhvillohet në Spanjë. Amerikanët e kishin siguruar finalen lehtësisht ndërsa surprizën e ka bërë Serbia që në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ka mposhtur Francën me rezultatin 90-85 duke bërë historinë. Serbët aspak favoritë janë udhehequr nga një super Milos Teodosic që ka realizuar 24 pikë ndërsa francezër çuditërisht nuk arritën të përsërisnin ndeshjen ndaj Spanjës.

Serbia e ka dominuar ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit të basketbollit dhe në fund të periodës së parë kishte avantazh 18 pikë dhe periodën e fundit e nisi me një avantazh prejh 15 pikësh që të jepte siguri.Por në këtë period gjelat e marrin veten duke shkuar deri në minus 3 pikë por nuk ia dalin dot.

Tek Franca shkëlqeu Nicolas Batum me 35 pikë por që nuk ishin të mjaftueshme për të siguruar finalen. Serbët bënë një lojë në grup duke pasur 6 lojtarë me më shumë se 10 pikë por ai që shkëlqen ishte Teodosic me 24 pikë.

Finalja e Botërorit të basketbollit SHBA-Serbi do luhet të dielën me amerikanët dukshëm favorit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku