Miskolc, Hungari - Në grupin A paraeliminator të Eurobasket për moshat deri në 20 vjeç për vajza, Shqipëria e basketbollit u turpërua në parket duke u mposhtur 116-22 nga rivalet e Serbisë.

Në Miskolc të Hungarisë, aty ku po zhvillohet faza paraeliminatore, vajzat e Serbisë dominuan një takim që nuk kishte shumë histori. Shqipëria në parket nuk ishte vetvetja, ndërsa në dy perioda shënoi nga dy pikë.

Gjithçka nisi me dominimin e Serbisë dhe në çerekun e parë vajzat tona e pësuan 24-8, për të vijuar me tjetrin 32-2. Edhe në pjesën e dytë serbet ishin në një tjetër nivel dhe e mbyllën 29-2, ndërsa në çerekun e fundit tabela shënoi 31-10, për rezultatin e përgjithshëm 116-22.

Një humbje alarmuese për Shqipërinë U-20 të basketbollit, që paçka forcës dhe traditës se basketbollit serb, tregoi se është shumë pas rivaleve. Në dy takimet e saj në Grupin A, Shqipëria ka pësuar dy humbje. Pas disfatës kundër Danimarkës, vajzat kuqezi që drejtohen nga trajneri Vladimir Xheka u mposhtën turpshëm nga Serbia. Sfida e radhës është kundër Bullgarisë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?