Basketboll meshkuj/ Besëlidhja 'vendos dorën' te titulli kampion, mposht Teutën në finalen e dytë

Basketboll meshkuj/ Besëlidhja 'vendos dorën' te titulli kampion, mposht Teutën në finalen e dytë

Moment nga ndeshja

DURRËS - Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj është në fazën e finaleve play-off, aty ku do mësohet skuadra kampione. Pas fitores në ndeshjen e parë, Besëlidhja fitoi edhe duelin e dytë kundër Teutës.

Këtë herë në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala" në Durrës, ekipi i Afrim Bilalit fitoi 75-91, duke vendosur "një dorë" te titulli kampion, për ta çuar serinë e finaleve play-off në 2-0 për lezhjanët.

Ndeshja - Përballja në parket u dominua nga Besëlidhja, e cila fitoi në të katër periodat. Çereku i parë u mbyll 18-21, ndërsa ai i dytë 17-21. Edhe pjesa e dytë nisi 18-24 për lezhjanët, ndërsa çereku i katërt 22-25 për rezultatin final 75-91.

Te Teuta Elian Memçaj ishte më i miri me 20 pikë e tetë kërcime në tabelë, ndërkohë që për Besëlidhjen Julian Hamati shënoi 19 pikë, Philbert Ualton Ueekes dhe Alexander Cary Calduell nga 14 pikë.

Me serinë e finaleve 2-0 në avantazh, Besëlidhjes i duhen edhe dy fitore për të marrë titullin kampion në basketboll. Kujtojmë se seritë e finalave janë me shtatë ndeshje, teksa ajo e radhës (e treta) zhvillohet më 22 maj 2024 në orën 18:00 në Parkun Olimpik "Feti Borova" në kryeqytet.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Peqin, sekuestrohen armë dhe municione, arrestohet 43-vjeçari pjesë e  një grupi kriminal

Peqin, sekuestrohen armë dhe municione, arrestohet 43-vjeçari pjesë e një grupi kriminal