Kombëtarja e meshkujve në basketboll është mundur 84-65 nga Armenia, në ndeshjen e tretë të vlefshme për fazën para-eliminatore të Kampionatit Europian 2021 të Basketbollit (Eurobasket 2021), sfidë e luajtur në Jerevan.
/Shqiptarja.com
Një sfidë ku kuqezinjtë e trajnerit Doukas kanë luajtur mirë dhe rivalizuan, por pa mundur ta fitojnë takimin, duke pësuar humbjen e dytë në këtë turne nga Armenia (vendasit patën fituar 80-63 edhe sfidën e luajtur në Tiranë, nëntorin e kaluar).
Për Shqipërinë, kjo është humbja e tretë në këtë turne, pasi kuqezinjtë regjistrojnë edhe një humbje ndaj Danimarkës (69-82) tri ditë më parë, në Kopenhagen. Ndeshja e radhës e Shqipërisë, në Tiranë ndaj Danimarkës, me 1 korrik.
d.b/shqiptarja.com











