Basketboll, vjen në Tiranë presidenti i FIBA për Europën! Ponari: Do vazhdojmë kampionatet me ekipet U12 dhe U14

Zhvillimi i basketbollit shqiptar, me fokusin mbi të gjitha projektet afatgjate për rritjen e të rinjve, sollën në Tiranë falë kreut të FSHB Avni Ponari, presidentin  e FIBA-s për Evropën Jorge Garbajosa.

‘Është një nder që jemi këtu dhe arsyeja pse ndodhemi këtu është se ne duam t’ju tregoj për suportin që FIBA ka për federatën shqiptare për shumë arsye, po arsyeja kryesore është problemet që kanë shtetet e tjera e Europës. Çdo verë euro basket është përpjekur që të shtyjë zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe dua të them që një nga federatat më të suksesshme ishte ajo e skuadrës së federatës të  Shqipërisë dhe çfarë dua të nënvizoj është pasioni dhe puna e zotit Ponari që ta mbajë federatën e basketbollit në një nivel shumë të lartë.’, thotë Jorge Garbajosa, president i FIBA për Europën.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit Avni Ponari vuri theksin te përmirësimi dhe zgjerimi i basketbollit shqiptar, që përfshin edhe ndërtimin e infrastrukturës se re. Ponari ndër të tjera evidentoi edhe basketbollin amator, ndërsa për të gjitha këto falënderoi kreun e FIBA-s për Evropën Garbajosa.

‘Doja të falënderoja presidentin e FIBA europës  dhe drejtorin e përgjithshëm të FIBA Evropës për ardhjen dhe vizitën e tyre në Shqipëri  për ne është një ditë e veçantë për basketbollin shpresoj që se bashku basketbolli do ketë të ardhme më të mirë  me ju dhe natyrisht me këto që e udhëheqin basketbollin evropianes Ne folëm kryesisht për pjesëmarrjen e ekipeve të moshave të gjithë  ekipet në gjithë kampionatet që realizohen  në verë që kemi shtatë vite që marrim pjesë  me shtatë ekipe kombëtare do ta vazhdojmë atë me moshat  më të ulta se U 16 pra U 12 dhe 14  dhe mendoj që dhe vlerësimi që bën FIBA për Shqipërinë  duke i dhënë jo një organizim po dy organizime gjatë këtyre pesë viteve kanë ardhur mbi 200 sportistë të huaj dhe kanë zhvilluar aktivitete në Shqipëri  basketbollist kështu që shpresojmë që edhe e ardhmja  do të jetë e kësaj natyre’, thekson Avni Ponari, president i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Presidenti i FSHB Ponari së bashku me kreun e FIBA do të kenë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili njihet për pasionin që ka për këtë lojë, por mbi të gjitha për të marrë mbështetje për projektet e reja.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)