Basketbollisti i madh shqiptar humbi betejën me Covid, reagon Gjiknuri: Vlora humbi një qytetar model që i bëri të ndjehen krenarë

Basketbollisti i madh shqiptar humbi betejën me Covid, reagon Gjiknuri: Vlora humbi një qytetar model që i bëri të ndjehen krenarë

Damian Gjiknuri

Ditën e sotme u shua një emër i madh i basketbollit shqiptar Viron Toska, i cili humbi betejën më Covid -19 pas disa javësh në intubim.

Pas këtij lajmi ka reaguar në rrjetet sociale drejtuesi politik i PS-së në Vlorë Damian Gjiknuri, i cili shpreh ngushëllimet për familjarët dhe thotë se sporti shqiptar humbi një profesionist të klasit të parë dhe që i bëri vlonjatët krenarë

"Me pikëllim mora lajmin se Viron Toska, trajneri rekordmen i klubit të Flamurtarit në basketboll për femra, humbi betejën me COVID-19.

Vlora humbi një qytetar model, vlonjatët humbën njeriun që me punën e suksesin e tij i bëri të ndjehen krenar edhe në momente të vështira ndërsa sporti shqiptar humbi një profesionist të klasit të parë.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur!", shkruan Gjiknuri.

 


Lajmi kryesor:

Prej javësh i intubuar, COVID i merr jetën trajnerit të Flamurtarit! Gjiknuri: Vlora humbi një qytetar model që i bëri të ndjehen krenarë


E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan