Trajneri i ekipit të Flamurtarit në basketboll për femra Viron Toska është ndarë nga jeta ditën e sotme pasi ishte infektuar me Covid.
64-vjeçari prej disa javësh ka qenë i intubuar dhe nuk ka mu ndur që ta fitojë betejën me virusin.
Toska ka qenë në krye të ekipit të vajzave të Flamurtarit prej vitit 2002.
Karrierën e tij, Toska e nisi në vitin 1978 me ekipin e djemve. Ndërkohë, prej vitit 2002, ne krye te ekipit te vajzave te Flamurtarit, ekipi njohu 47 trofe dhe 14 here titullin kampion.
Viron Toska
Lajmi kryesor:
Sërish rritje e bilancit të koronavirusit, 396 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë! Humb jetën trajneri i Flamurtarit
Ditën e sotme u shua një emër i madh i basketbollit shqiptar Viron Toska, i cili humbi betejën më Covid -19 pas disa javësh në intubim.
Pas këtij lajmi ka reaguar në rrjetet sociale drejtuesi politik i PS-së në Vlorë Damian Gjiknuri, i cili shpreh ngushëllimet për familjarët dhe thotë se sporti shqiptar humbi një profesionist të klasit të parë dhe që i bëri vlonjatët krenarë
"Me pikëllim mora lajmin se Viron Toska, trajneri rekordmen i klubit të Flamurtarit në basketboll për femra, humbi betejën me COVID-19.
Vlora humbi një qytetar model, vlonjatët humbën njeriun që me punën e suksesin e tij i bëri të ndjehen krenar edhe në momente të vështira ndërsa sporti shqiptar humbi një profesionist të klasit të parë.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur!", shkruan Gjiknuri.