Basketbollisti shqiptar Klaudio Ndoja rrëfen si u iku plumbave në 97’ dhe suksesin në Itali

Basketbollisti shqiptar Klaudio Ndoja rrëfen si u iku plumbave në 97’ dhe suksesin në Itali

Basketbollisti shqiptar në Itali, Klaudio Ndoja

Quhet Klaudio Ndoja, është kampion i Italisë në basketboll me Virtus Bologna, ku është dhe kapiteni i skuadrës.

Në Itali ka shkruar një libër, “Vdekja është e sigurt, jeta jo”, ka takuar madje edhe Papën, por asnjëherë nuk harron origjinën e tij, Shkodrën ku ka lindur dhe peripecitë e një jete për film, siç e titullon intervistën me të “Gazzetta Dello Sport”, që i dedikon dy faqe shqiptarit, që iku në Itali si klandestin me një gomone mes plumbave të 97-ës.

Ndoja shkoi në Itali kur ishte 13- vjeç, kishte lindur atë kohë dashuria për basketbollin, por siç rrëfen, nuk e imagjinonte se një ditë ky do të ishte profesioni i tij, në Shqipëri shkollat ishin mbyllur dhe një plumb qorr që plagosi motrën e tij më të vogël, i mbushi mendjen të atit që bashkë me familjen të nisej me skaf drejt Italisë, një vendim aspak i lehtë.

Në Vlorë, familjen e tij e arrestuan dhe u kërkonin para për t’i liruar, më pas skafistët paguan për ta për t’u nisur drejt Italisë në një udhëtim të frikshëm mes trafikantësh, për t’i lënë në brigjet e Barit.

Një fillim i vështirë sa më s’ka në Itali, jetë prej klandesinësh deri sa një prift i ofroi adoleshentit Ndoja shansin për të luajtur basketboll me skuadrën e kishës, duke e ndihmuar për të nisur procesin e legalizimit të letrave, një faktor tejet i rëndësishëm më pas për karrierën e Ndojës.

Te Desio ishte skuadra e tij e parë në 2001, më pas fitoi dokumentat italiane, që atëherë ishte sukses, dy ngjitje në Serie A me Brindisin dhe Virtus Bologna-n, tre kupa të Italisë dhe titulli kampion si kapiten.

Suksesi nuk ia ka marrë mendjen, në intervistën e tij rrëfen se si qëllimi i tij nuk ka qenë që të bëhet milioner, por t’i sigurojë familjes kushtet elementare.

Ka vuajtur racizmin dhe ka ditur të triumfojë dhe ndaj tij, falë një jete plot vështirësi është gjithmonë në anën e më të dobëtave, edhe kur bëhet fjalë për idhujt në basketboll, një leksion jete nga ato për filma nga Klaudio Ndoja, një shqiptar që të bën krenar me shembullin e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)