Basketbollistja amerikane Brittney Griner sërish para gjykatës ruse, SHBA ofron marrëveshje shkëmbimi

Basketbollistja amerikane Brittney Griner sërish para gjykatës ruse, SHBA ofron marrëveshje shkëmbimi

Brittney Griner

Basketbollistja e njohur amerikane, Brittney Griner u rikthye të martën në gjykatën ruse mes përpjekjeve diplomatike të SHBA-së për të siguruar lirimin e saj.

Griner akuzohet për posedim të kanabisit. Gjatë seancës, prokurorët thirrën një ekspert shtetëror të narkotikëve, i cili analizoi kanabisin e gjetur në bagazhin e Grinerit.  Mbrojtja e saj paraqiti një specialist i cili kundërshtoi analizën.

Griner u arrestua në shkurt në aeroportin Sheremetyevo të Moskës. Sipas policisë ajo po transportonte cigare elektrike me vaj kanabisi. Basketbollistja e “Phoenix Mercury” dhe fituese e dyfishtë e medaljes së artë olimpike rrezikon deri në 10 vjet burg nëse dënohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërsa gjyqi i saj vazhdon, administrata e Biden-it është përballur me presionin në rritje nga publiku për ta liruar atë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe i kërkoi Moskës të pranonte ofertën e SHBA-së për lirimin e dy të burgosurve.

Blinken ka thënë të mërkurën se Uashingtoni i ka ofruar Rusisë një marrëveshje që parasheh kthimin në SHBA të basketbollistes amerikane, Brittney Griner, dhe amerikanit tjetër të burgosur, Paul Whelan.

Kjo ishte biseda e parë e Blinkenit me Lavrovit që para pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.

Sekretarja për media në Shtëpinë së Bardhë, Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve të hënën se Rusia ka bërë një kundër-ofertë që zyrtarët amerikanë nuk e konsiderojnë si serioze, por nuk dha më shumë detaje.

Basketbollistja amerikane u deklarua fajtore për trafik dhe kontrabandë narkotikësh në seancën e 7 korrikut të zhvilluar në Moskë.

Ajo u deklarua fajtore, duke i thënë gjykatësit se "nuk kishte asnjë qëllim" për të shkelur ligjin.

Rasti i Griner ka tërhequr vëmendjen e publikut teksa për çështjen e saj janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët thonë se ajo është arrestuar padrejtësisht .

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?