Gjykata ruse e ka dënuar me 9.5 vite, zyrtarët e SHBA-së vizitojnë basketbollisten e burgosur në Rusi

Gjykata ruse e ka dënuar me 9.5 vite, zyrtarët e SHBA-së vizitojnë basketbollisten e burgosur në Rusi

Brittney Griner

Zyrtarët e Ambasadës amerikane në Moskë kanë vizituar basketbollisten Brittney Griner, që gjendet në burg në Rusi. Kjo vizitë ndodh disa javë pasi një gjykatë ruse refuzoi apelin e basketbollistes ndaj vendimit për nëntë vjet burgim, për posedim të drogës.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se përfaqësuesit amerikanë “panë nga afër qëndrueshmërinë e saj, pavarësisht rrethanave në të cilat ajo gjendet aktualisht”.

Ai tha se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, do të vazhdojë të kërkojë lirimin e menjëhershëm të Griner dhe Paul Whelan, i cili është dënuar më 2020 me 16 vjet burgim në Rusi, nën akuzat për spiunim. Whelan dhe familja e tij thonë se akuzat janë të pabaza, teksa autoritet amerikane po kërkojnë që amerikanët e ndaluar në Rusi të trajtohen mirë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se Grienier “është mirë, bazuar në rrethanat në të cilat ndodhet” dhe se administrata amerikane po punon që të “zgjidhë ndalimet e papranueshme dhe të padrejta” të Griner dhe Whelan.

Griner u dënua në gusht, pasi policia tha se i kishin gjetur vaj kanabisi në bagazhin e saj, teksa kishte arritur në aeroportin Sheremetyevo të Moskës. Ajo u arrestua në shkurt, në kohën e rritjes së tensioneve midis Moskës dhe Uashingtonit, disa ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës.

Basketbollistja pranoi para një gjykate ruse se kishte pasur me vete drogë të llojit kanabis, por posedimi i kësaj droge nuk kishte qenë për qëllime kriminale.

SHBA-ja ka thënë gjatë verës se i ka bërë “ofertë” serioze Rusisë për lirimin e Griner dhe Whelan. Persona, që kanë njohuri për këtë temë, kanë thënë se SHBA-ja ka kërkuar shkëmbimin e të burgosurve, duke ofruar që t’ia dorëzojë Rusisë tregtarin e dënuar të armëve, Viktor Bout./REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut