Bastet në 'Repolitix', gazetari Artan Hoxha: Njerëzit e mbështesin nismën, çfarë do të ndodhë pas 1 janarit

Mbyllja e basteve dhe lojërave të faitit ka qenë tema e diskutimit të mbrëmjes së sotme në emisionin Repolitix. Gazetari investigativ i Report Tv Artan Hoxha, deputetet Silvi Caka dhe Evis Kushi, si dhe kryetari i shoqatës së basteve, Artan Shyti, kanë qenë të ftuarit e gazetarit Denis Minga.

Gazetari Artan Hoxha ka thënë se qytetarët e mbështesin këtë vendim të qeverisë, por pikëpyetja mbetet sipas tij, me faktin se çfarë do të ndodhë me ata që luajnë nga data 1 janar.

Artan Hoxha: Këto kompani kanë licensa 10-vjeçare, po të shkojnë në gjykatë ka një penalitet dhe shkon sërish nga paratë e taksapaguesve. Unë jam që këto të mbyllen.

Artan Shyti: S’ka më bixhoz thotë ky, u hoqën thotë.

Silvi Caka: Ligji e thotë qartë, që do të lihen në resort-kazino dhe kazino.

Evis Kushi: Mesazhet kanë qenë mbështetëse pavarësisht se ka patur edhe mesazhe kërcënuese.

Artan Hoxha: Efekti do jetë bum, njerëzit e mbështesin. Të  shohim çfarë do të ndodhë kur të mbyllet qepeni, sepse efekti social dhe shoqëror është shumë i madh. Janë pro kryeministrit, është nismë populiste. Puna është si do bëhet dhe si do kontrollohet, pas 1 janarit. Kur thua që kjo industri është me 600-700 milionë euro, kjo është disi e paqartë.

Artan Shyti: Janë para e madhe që luhen, megjithëse unë mendoj se janë në ajër. Mos ndoshta këta që luajnë, po ti mbledhësh këto bileta që luan një burrë brenda një muaji, janë më pak sesa shpenzon një grua për t’u krehur…

Silvi Caka: Po flasim për dhunë në familje…

Artan Shyti: Nuk vret njeri veten nga ata që luajnë

Evis Kushi: E kanë menduar vetëvrasjen…

Artan Shyti: Unë kur të marr vesh kush e ka bërë studimin, e shohim. Suedia do ndryshojë ligjin, se e paligjshmja është e frikshme.

Tani thonë që është llumi, por ata janë operatorë në treg që kanë marrë licensë. Ju keni fuqinë e kartonit, por ne ju kemi thënë që mund të reduktojmë deri në 50%, heqim reklamat etj.

Evis Kushi: Pse s’i keni respektuar ligjet në fuqi?

Artan Shyti: Çfarë janë 3 muaj njoftim? Basteve iu ka ardhur letër nga Ministria e Financave për të marrë masat.

Artan Shyti: Ne kemi argumentet tona, operatorët e basteve nuk riedukojnë njerëz. Ku është roli i AMLF? Shteti është krijuar për të kontrolluar vesin.

Artan Hoxha: U ndalua trafiku i kanabisit këtu? Jo, se vinin italianët dhe e merrnin, u bë memorandumi, efekti që synon dhe ka bërë kryeministrin të ndërmarrë këtë hap është social. Sepse do ketë efekt pozitiv social. Kompanitë kryesore janë shqiptare, por çfarë do bëhet me llotarinë kombëtare që e kanë të huajtë? Çfarë do bëhet me kazinotë elektronike? Se ata të çojnë në gjykatë ndërkombëtare. Të dyja janë ves, edhe kazinoja edhe basti. Marzhi për të humbur në kazino është më i madh. Nëse do lejojmë makinetat dhe bastet online, por ne ende s’kemi një autoritet që mat cilësinë e hoteleve në Shqipëri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja