Bastisnin shtëpitë e italianëve, arrestohen tre shqiptarë, mes tyre edhe një grua 30-vjeçare. Dy nga të arrestuarit janë të datëlindjes 1999. Shqiptarët kishin vjedhur një laptop të shtrenjtë, bizhuteri të shumta dhe sende të tjera me vlerë.
Agjentët e policisë kanë arrestuar tre shqiptarët, dy djem të cilët ndodhen aktualisht në paraburgim në Pistoia, ndërsa gruaja, edhe ajo shqiptare është lënë në arrest shtëpiak.
Pas kontrolleve të kryera, tre shqiptarëve iu janë gjetur dhe sekuestruar disa sende me vlerë, të cilat i kishin përvetësuar përmes aktivitetit të vjedhjes. Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur, ndërsa hetimet janë intensifikuar me qëllim zbulimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.