Batërdi ndërtimesh pa leje, profil
në “FB” për të denoncuar abuzimet

Batërdi ndërtimesh pa leje, profil<br />në “FB” për të denoncuar abuzimet
TIRANE- Çmenduria e ndërtimeve pa leje nuk di të ndalet në kryeqytet. Pallateve u janë shtuar nga një kat i tërë, ballkonet janë zgjeruar dhe bërë dhoma, për lulishtet para pallateve nuk pyet njeri dhe janë kthyer në lokale apo shtesa banimi të kateve të para, lokalet njëkatëshe janë bërë dykatëshe....dhe askush nuk di të ndalet. Situata absurde e ndërtimeve pa leje është kthyer në epidemi për qytetin e Tiranës, ku pronarët e tyre, nuk janë trembur as nga deklarata e kryebashkiakut Lulzim Basha dy ditë më parë, se do të rrafshojnë gjithçka.

Ndërtim pa leje në rrugën Fortuzi pa leje me logo
(Në foto: Ndërtim pa leje në rrugën Fortuzi pa leje)

Dhe pjesa më e madhe e tyre kanë nisur të ngrihen pak përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, duke përfituar nga amullia e krijuar. Pikërisht për të ngritur zërin kundër kësaj batërdie të ndërtimeve pa leje, shoqëria civile ka organizuar një protestë ditën e premte, në orën 12:00 të mesditës përpara bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar asaj që të ndalojë këtë uzurpim të qytetit nga ndërtimet pa leje. Ndërkohë që ata kanë hapur edhe një faqe në rrjetin social “Facebook” ku u kërkojnë të gjithëve që të denoncojnë me foto rastet konkrete të ndërtimeve pa leje.

Ndërtim pa leje në Bulebvardin Bajram Curri, rruga Njazi Demi me logo
(Në foto: Ndërtim pa leje në Bulebvardin "Bajram Curri", rruga "Njazi Demi")
Dhe menjëherë kanë vërshuar dhjetëra foto. “Ditën e premte, më 2 gusht 2013, ftohen të gjithë qytetarët joabuzivë të Tiranës të protestojnë para Bashkisë së Tiranës duke ngritur aty simbolikisht ndërtime pa leje, për t’i kërkuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës të bëjë detyrën për të cilën është zgjedhur nga qytetarët e Tiranës ose të largohet nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë.

Ndërtim pa leje te ish-fusha e aviacionit me logo
(Në foto: Ndërtim pa leje te ish-fusha e aviacionit)

Nëse keni foto të ndërtimeve pa leje që janë ngritur së fundmi apo po ngrihen në zonën ku ju banoni postojini në murin e këtij eventi. Kjo është një protestë e qytetarëve të lirë të Tiranës, jopartiake”, - thonë në fund të njoftimit të tyre nismëtarët e kësaj proteste.

Ndërtim pa leje te komuna e Parisit me logo
(Foto: Ndërtim pa leje te "Komuna e Parisit')

Ndërkohë nga postimet që kanë mbërritur në këtë faqe nga vetë qytetarët, ndërtimet pa leje nuk kanë kursyer as një vend të Tiranës. Ata bëhen në mes të ditës, dhe të patrazuar nga askush.

Te ish-fusha e aviacionit zaptohet lulishtja me logo
(Në foto: Te ish-fusha e aviacionit zaptohet lulishtja)

Duket se inspektoriati ndërtimor e ka të pamundur të bëjë punën e vet në këtë situatë të krijuar, ndërkohë që kalimi i kësaj kopetence minibashkive, duket se u ka lënë dorë të lirë pronarëve që të bëjnë çfarë të duan me pronën e përbashkët dhe më pas të shpresojnë për legalizim të tyre.
 
Shtesë pa leje te pallati Amfotra ngjitur me pallatin me shigjeta Shtesë pa leje te pallati Amfotra ngjitur me pallatin me shigjeta me logo
(Në foto: Shtesë pa leje te pallati Amfotra ngjitur me pallatin me shigjeta Shtesë pa leje te pallati Amfotra ngjitur me pallatin me shigjeta)

Vendimi
Vetëm dy ditë më parë, bashkia e madhe, ua kaloi 11 minibashkive kopetencën për kontrollin urbanistik të territorit të tyre. Ata do të kenë 4 policë bashkiake dhe 4 inspektorë ndërtimorë për të mbajtur nën zap zonën që kanë në administrim.

Tek ish pallati Majko në Tiranën e Re këto dy muaj është ngritur një kat pa leje me logo
(Në foto: Tek ish pallati Majko në Tiranën e Re këto dy muaj është ngritur një kat pa leje)

Përballë me LSI  mbi një pallat gjigand po shtohet një kat i tërë pa leje me logo
(Në foto: Përballë me LSI  mbi një pallat gjigand po shtohet një kat i tërë pa leje)

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 01.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës