TIRANE- Një superoperacioni i policisë është zhvilluar rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në zonën e Kamzës.  Burime nga policia bënë të ditur se operacioni kishte për qëllim arrestimin e një grupi kriminal, të cilët sipas hetimeve, dilnin natën dhe u bllokonin rrugën furgonave të linjës Kamëz- Tiranë.

Në një prononcim për shtyp rreth orës 15:00 zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini dha detaje në lidhje me operacionin blic të kryer mëngjesin e sotëm pranë kryqëzimit të Bathores ku ka pasur dhe përplasje me armë zjarri mes policisë dhe grupit të personave, të cilët ishin të armatosur.  Në ngjarje ndërhynë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.Policia sqaroi se 15 persona janë shoqëruar për në ambjentet e komisariatit, "bënë rezistencë duke kundërshtuar dhe shkëmbyer zjarr ndaj policisë, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar"- bëri të ditur policia.
SEKUESTROHEN ARME
 Gjatë kontrolleve u sekuestruan një sasi armësh, si pistoleta shotgun 3 copë, automatic kallashnikoc 2 copë, pistoleta minibloë, pistoleta imituese, shkopinj bejzbolli e etj sende të dhunshme si dhe pistoleta të kalibrave të ndryshëm si TT, makarov etj

OPERACIONI, KECENONIN SHOFERET E FURGONEVE
Përreth dy javë në bulevardin blu, nën presionin e dhunës fizike, personat e arrestuar dyshohet se bllokonin shoferët e furgonëve të cilët bënin linjën Kamëz- Tiranë të licensuar nga bashkia. Ata kërkonin të mos bëhej kjo linjë, pasi do kryhej vetëm nga kompania e autobusëve Shpresa-Al. Në polici u shoqërua për tu marrë në pyetje edhe pronari i linjës së autobusëve, Lush Osmani. :Strukturat e policisë, ndërhynë pas marrjes së një informacioni duke e vlerësuar në kohë, për të parandaluar konfliktet e konkurencës përmes drejtuesve të linjave të furgonëve. "- informoi policia.

EMRAT E 15 TE NDALUARVE
Në orën 15:00 policia informoi se të shoqëruarit që po merren në pyetje dhe po kryhen veprimet proceduriale e hetimore për fillimin, arrestimin dhe ndjekjen penale, janë: Lim Osmani, Zef Leka, Vladimir Pjetri, Rrok Paluca, Alban Nikolli, Gervin Osmani, Altin Palushi, Albert Osmani, Jetmir Prenga, Arlind Mara, Eduart Sokoli, Erjon Mëhilli, Bardhok Osmani, Hysni Vukaj, Kujtim Kola, Ferit Ndreu, Dritan Osmani, Petrit Abazi, Tonin Zefi.
(sg/shqiptarja.com)