Bathorja, një sherr me plagosje
sjell në fokus braktisjen e zonës

Bathorja, një sherr me plagosje<br />sjell në fokus braktisjen e zonës
Ndodhet vetëm pak kilometra larg Tiranës, por diferenca në infrastukturë me zonën brenda vijës së verdhë të kryeqytetit është e madhe. Siç duket në foto kjo rrugë duket sikur është në ndonjë lagje të braktisur në verilindje të vendit, por në fakt ndodhet në zonën e Bathores në kryeqytet.

Ndriçimi publik ende nuk ka mbërritur në këtë zonë të kryeqytetit, pavarësisht premtimeve të shumta sa herë ka zgjedhje. Premtimet mbetën në letër, ndërsa banorët ngujohen në shtëpi sapo bie muzgu. 

bathore naten

Banorët e ardhur kryesisht nga verilindja e vendit për një jetë më të mirë kanë investuar gjithçka në shtëpitë e tyre, ndërsa shteti prej vitesh nuk ka menduar për të bërë detyrën e vet. Errësira mbretëron kudo, ndërsa bëhet edhe më e theksuar pasi banorët ulin edhe grilat e shtëpive. Kjo gjë mesa duket bëhet për të parandaluar vjedhjet në banesa që nuk mungojnë në këtë zonë. 

bathore naten

Prania e policisë në këtë zonë është e paktë, ndërsa dy kushërinj u plagosën me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës, nga një i tretë, i cili duke përfituar nga errësira u largua në kohë në drejtim të paditur. 

Dy të rinjtë Valter Kolaveri dhe Bashkim Kolaveri, 25 dhe 27 vjeç, janë qëlluar me armë nga Elson Daci, i njohur dhe me emrin Gazmir Daci. Mësohet se tre personat e përfshirë në këtë ngjarje, janë marrë me kontrabandim personash drejt Francës dhe Anglisë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit