Batica mbi 2 metra në qytetin italian, sistemi 'Moisiu' shpëton Venecian! Ministri italian i Transportit: Qyteti do të ishte tani nën ujë

Batica mbi 2 metra në qytetin italian, sistemi 'Moisiu' shpëton Venecian! Ministri italian i Transportit: Qyteti do të ishte tani nën ujë

Batica më e madhe e 100 viteve të fundit e cila ra në Venecia, nuk ka shkaktuar asnjë dëm.

U parashikua se do kishte një rritje të paprecedent të ujit që do të rrezikonte ndjeshëm qytetin, në 2 të natës, por autoritetet italiane aktivizuan sistemin kompleks të digave, Moisiu dhe përpjekja e tyre, rezultoi e suksesshme. 

Pa barrierat Mose, 82% e qytetit historik do të ishte tani nën ujë, tha ministri italian i Transportit Matteo Salvini. Tre vite më parë, kur sistemi nuk ekzistonte, pas një batice prej 187 centimetrash, Venecia u përmbyt thuajse e gjitha.

“Nëse barrierat Mose nuk do të kishin qenë aty, Venecia do të ishte në mënyrë katastrofike nën ujë”, tha ministri italian i Transportit Matteo Salvini.

Masat u morën në kohë dhe Venecia ishte e mbrojtur nga sistemi i saj i digave të lëvizshme, i cili u aktivizua me urgjencë.

Një sistem dige i ndërtuar për të mbrojtur Venecia dhe Piazza San Marco e famshme nga përmbytjet i rezistoi sfidës së një baticë jashtëzakonisht të lartë.

Meteorologët kishin parashikuar një valë prej 170 cm afër niveleve rekord duke ngritur një alarm për përmbytje të mundshme që mund të kishin lënë nën ujë zona të mëdha të qytetit lagunor.

Megjithatë, Mose, një sistem prej 78 portash përmbytjesh që ngriheshin nga dyshemeja e lagunës veneciane, u aktivizua paraprakisht gjatë natës, duke mbrojtur qytetin nga ujërat e larta që shiheshin në det.

Vendasit dhe disa turistë të guximshëm u panë duke ecur rreth qendrës historike të qytetit, pavarësisht erërave të forta dhe reshjeve të mëdha.

Me kalimin e viteve, qyteti është prekur nga baticat e rregullta, ose "acqua alta" në italisht, si në vitin 2019, kur qyteti u shkatërrua nga vala e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë, dhe dy vite më parë.

Kjo gjë është shkaktuar nga një kombinim i faktorëve të përkeqësuar nga ndryshimet klimatike, nga rritja e nivelit të detit dhe baticat jashtëzakonisht të larta deri te rrëshqitja e tokës që ka shkaktuar fundosjen e nivelit të tokës së qytetit.

Projektuar në vitin 1984, projekti Mose me shumë miliardë euro synon mbrojtjen e Venecias nga baticat deri në 3 metra, shumë përtej të dhënave aktuale, por me kalimin e viteve, projekti është rrënuar nga korrupsioni, tejkalimet e kostove dhe vonesat e zgjatura.

Skema Mose, si një akronim për emrin e projektit në italisht dhe një referencë për profetin biblik Moisi, filloi të funksionojë për herë të parë në tetor 2020.

Baticat e larta pritet të zgjasin edhe të mërkurën dhe të enjten, me një baticë deri në 140 cm të parashikuar për të dyja ditët.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 23/11/2022 15:13

    Kurse ne Shqiperi Lezha dhe Shkodra permbyten sa here qe bie shi asnje mase nga asnje qeveri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë