Veli Seiti, 53-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në lagjen në.4 në Sarandë. Sipas policisë dyshohet se 53-vjeçari ka ndaluar kamioni, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim.

Dyshohet se gjatë punës aksidentalisht mjeti është përmbysur dhe ka zënë poshtë Veli Seitin, i cili si pasojë ka humbur jetën. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.