Batuta e Ramës: Basha i hoqi 
pantallonat e dokut, sot me të zeza

Batuta e Ramës: Basha i hoqi <br />pantallonat e dokut, sot me të zeza
Një ditë pasi tha se vishej si llogaritar kooperative, me pantallona të bardha, Edi Rama ka thumbuar sërish sot Lulzim Bashën. 

Kryeministrit nuk i ka shpëtuar detaji i ndryshimit të veshjes nga kryedemokrati. Gjatë mitingut elektoral përmbyllës në Elbasan, Rama tha se sot Basha kishte veshur pantallona të zeza, duke bërë një hap përpara. 

"Sot kishte ndërruar pantallonat, se më mërziti duke u marrë me tutat e mia dhe thotë që unë tregoj barcaleta. Sot ishte veshur me pantallona të zeza, një hap i mirë përpara dhe për t'u vlerësuar.
 
Por Luli s'është gati për të kuptuar se çfarë i duhet këtij vendi”,
theksoi Rama.  

Rama mori hak një ditë më parë nga Kashari, ndaj kritikave të Bashës i cili e ka komentuar për veshjen.

Rama tha se kreu i PD, Lulim Basha me pantallonat e dokut duket si llogaritar kooperative.

Kush do ta mbajë veten me garjet të shkojë të votojë Lulin. Lulin e keni shalqi me provë në Tiranë. Se kështu i bukur… ma prishi pak qejfin me ato pantallonat prej doku, si llogaritar kooperative. Se merret me tutat e mija ai. Luli çuni i mirë është, jo më i miri, por nuk është çuni i keq”- tha Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë