Batutat e profesor Tupes
“gajasin” Jozefinën

Batutat e profesor Tupes <br />“gajasin” Jozefinën
Në pritjet e shumta që organizon shpesh kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, padyshim nuk mungojnë emra të njohur të artit, letërsisë dhe jetës akademike, mes të cilëve duket se spikat profili plot humor i profesor Edmond Tupes. I ftuar në një takim të tillë të para pak ditëve kryetarja ka gjetur pak kohë duke i kushtuar vëmendjen profesorit të frengjishtes. Ky i fundit ka shfrytëzuar këtë takim duke i “servirur” kryetares së Kuvendit një komunikim përmes të cilit janë përftuar këto të qeshura plot sinqeritet të zonjës Topalli. Padyshim që në mes duhet të ketë ndonjë shprehje “pikante” nga ato që di të nxjerrë nga goja profesori i cili përveçse një frankofon i zellshëm deri në gene, njihet edhe për fjalorin e rafinuar erotik. E nëse ky komunikim ka brenda shprehi të fjalorit të tij erotik të publikuar në formën e një doracaku, zonja Topalli përligj me së miri këtë buzëqeshje të madhe.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja