Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë intervistës për emisionin “Okruzenje” thuri lavde për homologun e tij shqiptare duke thënë se është politikan botëror. Vuçiç iu referua kështu deklaratave dhe qëndrimeve “kritike” të Ramës ndaj BE-së apo përplasjen e të vërtetës ballë për ballë. Por, nga tjetër kryeministri serb i kërkoi Ramës të tregohet i kujdesshëm kur flitet për “Shqipërinë e Madhe”.
“Edi Rama është politikan botëror, unë jam lokal...Askush nuk dëshiron a shohë Shqipërinë e Madhe, Kroacinë e Madhe apo Serbinë e Madhe.... e ka bërë ndoshta për shkak të zgjedhjeve lokale...”, tha Vuçiç.
Për këtë çështja, Rama tha se deklarata e tij është keqinterpretuar dhe se ai ka thënë se “Rruga e BE-së është rruga e bashkimit të shqiptarëve”.
“Kur flet për bashkimin e shqiptarëve në BE... duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm. Unë nuk po kam folur për ëndrrat e Serbëve që kur jam bërë kryeministër. Jemi përfaqësues të dy popujve më të mëdhenj të Ballkanit Perëndimor”, nënvizoi kryeministri serb.
Vuçiç gjatë intervistës tregoi sesi Rama kishte kritikuar BE-së dhe lavdëruar Serbinë sa i takon trajtimit të emigrantëve. “Rama para Merkel tha, shumë mirë që po na flisni për rregulla por a nuk mendoni se Serbia është sjellë më shumë mirë se çdo vend tjetër me emigrantët?”
Kryeministri i Shqipërisë ia kthehu me batutë duke thënë: “Sa herë kritikoj BE-së, ai thotë bravo shumë mirë e bërë. Kështu që i kemi ndarë rolet, nuk ka problem”.
Vuçiç u shpreh më tej se, “me ndërtimin e autostradave Durrësit do të jetë një nga portet më të afërta dhe ky është një lajm i mirë për ne (Serbinë), ndërsa më tej ai shtoi se Kosova nuk është çështja më e madhe, pasi problemi më i madh për Serbinë është Bosnje Hercegovina.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com