Batutat në Lurë/ “Si e kishe dje skedinën?”, Rama-qytetarit: Ça do nga unë, punë shteti? Merru me agroturizëm, financojmë ne

Batutat në Lurë/ “Si e kishe dje skedinën?”, Rama-qytetarit: Ça do nga unë, punë shteti? Merru me agroturizëm, financojmë ne

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e Lurës

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Lurë, ku ka prezantuar projektin për zhvillimin e kësaj zonë. Rama ka folur për ndërtimin e rrugës, përfshirë dhe atë të Arbërit. Gjatë bisedës me banorë të zonës, Kryeministri është ndalur edhe tek problemet që i shqetësojnë.

Njëri nga qytetarët i ka thënë Kryeministrit se ka përfunduar shkollën e lartë, dhe se ende është i papunë. Rama i ka kthyer përgjigje qytetarit duke i thënë se puna në shtet nuk është e hapur për këdo.

Ai i ka sugjeruar të riut të aplikojnë në projektin e ministrisë për dhënien e granteve për të rinjtë që investohen në agroturizëm.

Replikat e plota:

Rama: Dje si e kishe situatën me skedinën?

Qytetari: S’shkova...

Rama: I hedh online ti ato po hë...

Qytetari: Kam mbaruar shkollën. Kam aplikuar për punë, s’më është kthyer një asnjë përgjigje. Kam denoncuar tek portali që thua ti. Unë s’di ça të bëj

Rama: Ty të është kthyer përgjigja, por s’të ka pëlqyer...

Djali: Jo jo jo... asnjë përgjigje

Rama: Ça do nga unë? Do punë shteti?

Qytetari: Sigurisht, këtu punojnë mësuesë me shkollë të mesme mos të punoj unë?

Rama: Të jemi të qartë... Në radhë të parë mësuesit punësohen nga portali “Mësuesë për Shqipërinë”. Kjo është rruga për mësuesit. S’di ç’të them për rastin tënd, por bashkitë s’janë zyra puna. Nëse e dëgjove atë që thashë unë, shihe pak ndryshe këtë punë, duke e kthyer shtëpinë në një bujtinë e të bëhesh zot i punës tënde. Mundësitë janë, financojmë ne. Mos nxirr gjuhën, se dhe ai aty si puna është. Financon shteti, jep lekë shteti në dorë. Kemi rihapur thirrjen. Do më dëgjosh tani ça të them?

Qytetari: I marrin investitorët.

Rama: Po flas për programin që të jep 15 milionë lekë ty. Jep mend. Thuaji vetes ça do bëj...

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lura: 19/06/2018 10:28

    Edi Rama kujton se duhet bere show edhe me njerezit e thjeshte qe vuajne per te mbijetuar. Sapo Bashkine e Dibres e moren kelyshet e tij te riun nga Lura e hiqe nga puna sepse nuk pranonte te vidhte edhe ato pak fonde qe kishte per njerezit e varfer. Krytari i Njesise Administrative Lure nuk la gur pa luajtur qe te mos fillonte pune sespse sipas tij nuk kishte votuar per PS.Kjo eshte Shqiperia qe duam....!

    Përgjigju
  • Sulo: 18/06/2018 02:36

    A ka opozite ky vend ky kryeminister pelivan I te FOLUR it TALLET me fukarenjte NGRIHUNI O POPULL NGRIHUNI PER TE RREZUAR DIKTATORIN

    Përgjigju
  • Taulanti: 17/06/2018 12:40

    Popull mos u merrni me Ramen se KRYEMINISTRI YNE TALLET ME POPULLIN

    Përgjigju
  • Tahipi: 17/06/2018 12:14

    Ka 5 vjet qe bo ket muhabet skedina skedina showmen I modh !skedinat jan ne gjith boten dhe paguajn taksa aq shum sa prandaj rrin hapur zotrrote !prandaj mos u tall me fukarenjt qe Po I varferon cdo dite e me shum ! Tregoju dibronve sa do paguajn per rrugen qe mos te perseritet morini . Te fala ke nga Neymar , Muller , edhe Mirovic .

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 16/06/2018 14:17

    Tjetri i qan hallin se nuk ka punë dhe i zihet vendi nga ata që nuk kanë arsimin e duhur ky i pafytyri i tregon skedinat! Po ti z kokminister si del me drogën?? Se për skedinat ti je duke luajtur gjithë Shqipërinë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja