Rama prezanton projektin në Lurë: Do ndërtojmë rrugën, familjet do dalin nga varfëria me agroturizmin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorë të Lurës, ku ka prezantuar para banorëve projektin për zhvillimin e kësaj zone. Kryeministri ka thënë se me ndërtimin e rrugës në këtë zonë, do ketë një rritje të turizmit në Lurë.

Rama ka thënë se çdo familje që jeton në këtë zonë, nëse merret me agroturizëm atëherë shanset që të fitojë më shumë sesa në emigrim janë të mëdha.

Do dalin të gjitha familjet nga varfëria. Kush merret me agroturizëm nuk rri i varfër. Flasim për një jetë normale, që të jep më shumë të ardhura se puna në shtet. Për më tepër, jam i bindur se duke hapur rrugën për zhvillimin e agroturizmit, siç foli miku im që ka ardhur nga Torino, do ketë dhjetëra mijëra emigrantë që do kthehen. Do fitojnë më shumë nga sa fitojnë aty ku punojnë sot në Itali.

Problemi është se nga e thëna në të bërë është një mes një det i tërë. Italia ka bërë një trefishim të të ardhurave të veta në ekonominë e saj që kur i ka dhënë shtysë agroturizmit. Një familje si këto që ka një dy tre dhoma për të pritur njerëz, i ka të gjitha shanset për të fituar më shumë para nga sa do fitonte jashtë. Iu duhet mbështetja e shtetit, patjetër që këtu vijnë turistë, por janë shumë pak. 

Edi Rama, Kryeministër

Rama u ndal dhe tek nisja e punimeve për Rrugën e Arbërit. Rama tha se qarku Dibër është një nga qarqet ku qeveria ka planifikuar të investojë një shumë të konsiderueshme parash nga buxheti i shtetit.

Kjo rrugë kërkon aventurierë të vijnë këtu. Ne duhet të investojmë për rrugën, është kafshatat e dytë për buxhetin. Qenka e thënë që të gjitha kafshatat e mëdha t’i lemë këtu në Dibër. Rruga e Arbërit është e bukur për t’u thënë por mjaft e vështirë për t’u bërë.

Ne nuk do e lemë rrugën pa u bërë. Do komunikojmë me kompaninë për projektin. Do shohim të fillojmë paralelisht, njësoj si në Vuno, të investojmë ne për të rregulluar shtëpitë e vjetra, për t’i rindërtuar njësoj siç kanë qenë.

Në të njëjtën kohë të shohim mundësinë e një rrethi njerëzish autoktonë që jetojnë në Tiranë të rregullojnë shtëpitë e tyre. Në 10 vite ky vend mund të bëhet një destinacion ndërkombëtar. Duhen disa gjëra, që duhet t’i bëjmë sëbashku. Kush merret me agro turizëm, ka 10% TVSH.

Edi Rama, Kryeministër

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
“S’kemi ujë, kanale vaditëse”, gruaja i lexon letrën Ramës, përgjigja e Kryeministrit: Jo, jo hiqe e di që ke emocione

Më tej, Kryeministri ka biseduar me banorët, ku ka dëgjuar edhe shqetësimet e tyre për çështje të ndryshme. Njëra prej tyre, i ka kërkuar kryeministrit më shumë investime  në zonë përfshirë kanalet vaditëse dhe ujin e pijshëm. 

’Jo, jo hiqe letrën, e di që ke emocione, po mi thuaj me fjalët e tua ato që kërkon”, i tha Rama banores. 

S’kemi ujë, s’kemi kanale vaditëse”-tha banorja që i kishte shkruar shqetësimet e saj në një letër. 


Banorja duke lexuar letrën

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 16/06/2018 14:12

    Lura po te investihet ne infrastrukture eshte e sigurte se do kthehet ne zonat turistike me te bukura te Ballkanit dhe jo Shqiperise

    Përgjigju
  • DONALD: 16/06/2018 14:11

    Lura ESHTE keq per SHKAK te Berishes , - THA RAMA.Me PIKTURAT zhgarravina te mijat lura eshte LYRE .NE DO TA LAJME SA TE MARRIM VOTAT DHE IM VELLA DO NDEROJE KULLA ME SHUME KATE KU DELET DHE LOPET DO SHESIN VETEN PER TE BERE BLEGTORI . HIC MOS U TREMBNI NGA GJATESIA IME .UNE DO TA NDAJE LEGENIN E PACASE ME SOCIALISTET .

    Përgjigju
  • Qytetar nga lura: 16/06/2018 13:06

    I DEGJOVA diskutimin e popullit me Ramen BIE NE SY INJORANCA DHE PA DIJA E RAMES ME PROBLEMET QE SHTROJNE DIKUTUESIT I SYGJEROJ KETYRE NJEREZVE MOS HARXHOJNE FRYMEN KOT ME RAMEN AI KA HALLIN E ZGJEDHJEVE DHE NUK I PUNON TRURI PER PROBLEMET QE JU SHTRONI DHE ESHTE PER TE QESHUR SE NJE ZONJE THA MOTORSHARRA PUNON EDHE SOT RAMA THA I PERKET KOHES SE BERISHES DUKE JU JUSTIFIKUAR NE MENYRE INJORANTE CFARE DO PRESESH NGE NJE PIKTOR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja