Batutat për ditëlindjen, Rama-Majkos:
Të solla verë, se hashashin nuk e do

Batutat për ditëlindjen, Rama-Majkos:<br />Të solla verë, se hashashin nuk e do
Kryeministri Rama i pranishëm në samitin e studentëve te Piramida është shprehur se PS është e vetmja forcë që mund të zbrapsë padrejtësisë që po i bëhen Shqipërisë.
 
Në aktivitet ishin edhe studentë nga Kosova, për të cilët Rama tha se duhet të ndërtojmë një urë komunikimi të vazhdueshëm pasi sfidat janë të ngjashme, pasi jo vetëm gjuha, por edhe ëndrra e përbashkët është e njëjta.
 
"PS është e vetmja forcë që mund të zbrapsë padrejtësinë. Pandeli Majko ka shumë merita lidhur me këtë proces, ka një meritë të vecantë, pasi me shumë bujari, i është përkushtuar mbështetjes, ndihmës dhe këshillimit të grupit organizator të procesit, duke sjellë një eksperiencë të vyer.
 
Këtu ka edhe vajza edhe djem nga Kosova. Shpresoj të ndërtojnë një urë komunikimi të vazhdueshëm pasi sfidat janë të ngjashme, pasi jo vetëm gjuha, por edhe ëndrra e përbashkët është e njëjta
" tha Rama.
 
Ndërsa, Majko shprehu solidaritetin me ministren Nikolla pas incidentit me studentët kundër reformës së arsimit.
 
"Shpreh solidaritetin tim me kolegen dhe ministren e Arsimit, e cila pak më parë u bë pjesë e një gjesti, krejtësisht vandal.
 
Unë e kuptoj protestën dhe kundërshtimin dhe ne jemi këtu edhe për të bërë debat, por fyerjen publike nuk e kuptoj.
 
Ti imponohesh shoqërisë përmes vandalitetit, prandaj e kemi quajtur piramida e vonesës.
 
Sepse dikush në historinë tonë, i ka rënë tryezës dhe ka thënë do të bëhet si them, dhe kjo na ka sjellë tek kjo piramidë
" tha ai.
  
Batutat me Pandeli Majkon

Rama: Tani do të ftoj Pandin, pavarësisht se mund të ndihet më mirë në organizatën e veteranëve sesa të FRESSH-it, por ai është po kaq në vendin e vet.
 
Në këtë foltore, jemi më komplomentar se në cdo situatë tjetër, edhe në parlament, ku Pandi ka fatin ti shikojë ngjarjet nga afër kur zhvillohen në arenën e parlamentit dhe të ketë distancën e nevojshme, dhe këshillën dhe ndihmën e duhur.
 
Dua t'u them edhe një sekret, po të shikoni telefonin tim, më ka marrë me zor të vij këtu, dhe fjalia e fundit ishte, 'Vendos vetë, por unë të urdhëroj të vish këtu'.

 
Pandeli Majko:
Ne njihemi prej kohësh dhe duke qenë se dolëm jashtë protokollit. Unë kisha ditëlindjen para dy ditësh, por nuk ishte ndonjë sukses i madh.
 
Rama: 59, 59!
 
Pandeli Majko: I vetmi që nuk më uroi ishte ky, pasi është një rast për të kuptuar se është më i vjetër se unë.
 
Rama: Nuk të urova me SMS, por të solla dhuratë, po vazhdoi do të them edhe dhuratën.
 
Pandeli Majko: Një shihe verë, verë!
 
Rama: Një shishe verë, se ti hashashin nuk e do.
 
Pandeli Majko: Mos e hapim atë temën e hashashit se kushedi ku dalim.




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete