Gjatë takimit në Peqin mes kryeministrit Rama dhe fermerëve nuk munguan batutat dhe thumbimet për Berishën për rrugët, por jo vetëm.
E ndërsa një banor i kërkoi kryeministrit ndërtimin e rrugës në zonën e Pajovës dhe zgjidhjen e cështjes së tregut për ullinjtë, Rama iu përgjigj se po i pate këto të dyja, i ke të gjitha, por po mbarojmë rrugët e nisura nga Berisha.
"Se më kujtohet Saliu që bërtise vetëm rrugë, rrugë, rrugë, rrugë! Saliu bënte tendera dhe kontrata pa lekë dhe i la rrugët rrugëve.
Saliu thoshte që kemi bërë 10 mijë km rrugë kur ishte në pushtet, por tani tha një ditë në parlament që kemi bërë 11 mijë, pra i shtohen edhe tani në pension.
Saliu e inauguroi rrugën Tiranë-Elbasan, por erdhëm ne i rrëshqiti gjysma e malit" tha Rama.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com