Batutat,Rama-deputetit të PS:Me
ça kriminelësh ke bashkëpunuar?

Batutat,Rama-deputetit të PS:Me<br />ça kriminelësh ke bashkëpunuar?<br>
Kryeministri Edi Rama drekoi sot me familjen e Viron Micit, në Kaninë të Vlorës, teksa ndodhet në qytetin bregdetar për mbledhjen e qeverisë. Gjatë bashkëbisedimit me familjarët nuk kanë munguar dhe batutat e kryeministrit Rama, teksa në krah të tij ndodhej deputeti socialist, Fatmir Velaj.

Rama tha se ai do e nxjerrë në dritë fshatin, pasi mori dhe votat e të djathtëve. Më tej, kryeministri e pyeti deputetin socialist me cilët kriminelë ka bashkëpunuar, teksa drejtoi dorën nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, duke thënë me ironi se ai është i botës së krimit.

“Kur them bashkohuni, nuk them bashkoni tokat, por financimin, që ju të dilni në dritë se është gjynah. Hajde gëzuar Fate, ti do e nxjerrës në dritë këtë vend. Se këta janë dhe të djathtë Fate, të dhanë votën. Fate me ca kriminelësh ke bashkëpunuar? Ky është i botës së krimint (i drejton dorën Dritan Lelit)”, theksoi Rama. 

rama me familjet ne vlore
(Rama duke drekuar me familjen vlonjate)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)