TIRANE - Kryetari i PS në një intervistë në “Opinion”, duke prezantuar një kombinim me ngjyrë Rilindje të kollares me orën, përmes batutave me moderatorin për Berishën, Kuliçin e Topallin ka folur për programin, aleancat dhe Fatos Nanon që nuk kandidon për PS.
Batuta të forta kanë qenë ato të cilat përfshinë edhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli në momentin kur Fevziu ju drejtua kryesocialistit me pyetjen se përse nuk i votn 3 ligjet të cilat janë kusht nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
"Në fakt qetësimi i zonjës Topalli mund të ishte një kontribut i vleshëm për këtë vend por nuk ka “melhem” për atë eksitim..", iu përgjij lideri i opozitës insistitmit të Fevziut për të marrë me patjetër një arsye se përse PS nuk i voton 3 ligjet të cilat sipas moderatorit të emisionit do të qetësonin zonjën Topalli, që siç tha ai "mërzitet çdo herë në Parlament".
Kryesocialisti komentoi edhe foton e biznesmenit Arben Frroku me kupolën e Policisë dhe pretentimet e këtyre të fundit se Frroku shkoi rastësisht në tavolinën e tyre për të bërë një foto. Duke ironizuar Agron Kuliçaj zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Rama tha: "Pse Leo Mesi është Kuliçaj?"
Ndërkaq në fokus të bisedës dhe "përplasjeve" të vazhdueshme me Ramës e Fevizut u vendos edhe marrëdhënia e këtij të fundit me Kryeministrin Berisha të cilën Rama e cilësoi "dashuri mes doktorit dhe pacientit".
RAMA: LSI DHE FRD TE MIREPRITURA NESE DUAN ROTACION
Për liderin e opozitës e rëndësishme është që në Shqipëri të rivendoset demokracia, duke nënkuptuar kështu zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në këtë kuadër Rama i është drejtuar Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Frymës së Re Demokratike duke u shprehur i hapur për kolicion me qëllim rotacionin:
"E kam thënë dhe e përsëris se në këtë betejë nuk kemi luksin që të jemi të ndarë në disa pjesë. Është një betejë në radhë të parë për të rivendosur demokracinë me zgjedhje të lira. E kam thënë dhe e përsëris se bashkimi i të gjitha forcave në një koalicion për të rikthyer demokracinë dhe vendosur normalitetin, është rruga më e mirë", tha Rama.
“Nëse braktis qeverinë dhe vendos të hyjë në një koalicion për të realizuar programin dhe për të zhvilluar ato tema themelore që programi ynë i ka të panegociueshme si taksimin e ndershëm, një sistem shëndetësor të kthyer përmbys, sistem arsimor të kthyer përmbysur, luftën kundër monopoleve, mirëpresim çdo forcë politike”. Kështu u shpreh Rama i pyetur për bashkëpunimin me LSI-në, aleaten e qeverisë.
FOTO E FRROKUT ME KUPOLEN E POLICISE, RAMA: PSE LEO MESI ESHTE KULICAJ?
Kryetari i Partisë Socialiste nuk la pa komentuar edhe foton e bërë publike për herë të parë në televizionin A1 Report ku duket kupola e policisë teksa drekon në një restorant me biznesmenin Arben Frroku, të akuzuarin e vetëm nga Prokuroria për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Duke ironizuar deklaratat e drejtuesve të policisë të cilët u shprehën se Frroku erdhi rastësisht në tavolinën e tyre pas kërkoi të bënte një foto me ta, Rama tha:
“Problemi këtu nuk është fakti se një numër drejtuesish të policisë janë në fotografi me një të akuzuar për vrasje. Problemi këtu është historia që tregojnë këta, zv/drejtori thotë erdhi të bënte foto me mua, pse Leo Mesi është Kuliçaj? Pastaj vjen ai për të bërë foto dhe këta e hedhin në Facebook-un e tyre”.
Duke thënë se nuk e njeh personalisht Arben Frrokun, Rama theksoi se pas alibive të drejtuesve të policisë fshihet diçka e rëndë.
RAMA IRONIZON FEVZIUN PER BERISHEN: DASHURI MES DOKTORIT E PACIENTIT
Kryeministri Berisha nuk mund të qëndronte jashtë këtyre batutave. Kryesocialisti Rama shpesh i është drejtuar moderatorit të emisionit Blendi Fevziu duke i thënë se:
RAMA: “Ti e do Doktorin”.
FEVZIU: “Çështjen e dashurisë mes burrave nuk e di zoti Rama”.
RAMA: “Kjo nuk është dashur mes burrash është dashuri mes doktorit dhe pacientit”.
BATUTAT PER 3 LIGJET E TOPALLIN

FEVZIU: Për të treguar frymën e bashkëpunimit njëherë ishte reforma zgjedhore...
RAMA: Reformën zgjedhore e kemi kryer, ka mbaruar vitin e kaluar. (qesh)
FEVZIU: Çështja është që duhen kaluar tre ligje me konsensus. Ligji i rregullores mund të kalojë me 70 + 1, është shumë i thjeshtë për t’u kaluar. Mazhoranca nuk po e kalon, po ju pret ju për të gjetur një konsensus.
RAMA: Jo nuk është e vëretëte se ju keni edhe një komunikim direkt me dhomën kryesore, që t'i çoni këtë mesazh
FEVZIU: Ju nuk jeni radarë për të përcaktuar komunikimet që kam unë
RAMA: Jo mo e kam në kuptimin e mirë të fjalës. Rregullorja e parlamentit është bërë historikisht edhe në vitin 1996, 1997, 2001, 2005 me konsensus
FEVZIU: Çfarë ju prish ju punë të votoni këto tre ligje që të qetësoni edhe zonjën Topalli që mërzitet çdo herë në Parlament...
RAMA: Në fakt qetësimi i zonjës topalli mund të ishte një kontribut i vleshëm për këtë vend por nuk ka “melhem” për atë eksitim..
RAMA: RIVARROSJA E DESHMOREVE TE SHIK, FARSE
Lideri i opozitës e ka cilësuar një farsë rivarrosjen e dëshmorëve të SHIK të vrarë në vitin 1997, duke theksuar se në Varrezat e Dëshmorëve duhet të çohen ata që vriten për akte heroike në detyrë.
“Të ndërtosh një alibi të tërë, për të na treguar se po varrosim heronjtë që i rezistuan rebelimit komunist, është një maskaradë. Ajo e vitit 1997 ishte një revoltë popullore e nxitur nga grabitja e kursimeve të shqiptarëve në ditën për diell”, -tha Rama.
INTERVISTA
Si është Shqipëria sot, më mirë apo më keq...?
Sot kemi kërcënim, qumështin, mishin, çfarë shqiptarët konsumojnë,
plehra toksike në vend çdo prodhim është i kërcënuar. Krimi është tjetër çështje, komisarët po këputen si plepa që po zënë rrugën.
Por, nuk mendoni se ka dhe ecuri pozitive...?
Meqë s’është kryeministri në debat, kam alternativën të vij e të bëj debat me ju. Ju mbani ditarin për kryeministrin. Më 23 qershor kjo histori banale do mbyllet, çdo gjë do ndryshojë. Sot Shqipëria është bërë gazi i botës, është turp që na drejtohen në Kuvend ku na kërkojnë zgjedhje të lira kur kemi bërë 100 vjet shtet. Jo më 7 polici. Kur të vijmë ne do ketë vetëm një polici shteti, ku do mbahet përgjegjësi për çdo milimetër territor.
Keni reaguar dhe debatuar fort për një foto të një të akuzuari për vrasjet me disa drejtues të policisë...?
Ju jeni mësuar të flisni në emër të një njeriu. Sot ishte një reagim monstruoz ndaj një qëndrimi të qartë dhe konkret tonit. Qëndrimi ynë është i qartë e konkret: problemi këtu s’është fakti se një numër drejtuesish të policisë janë në fotografi me një të akuzuar për vrasje. Problemi këtu është historia që tregojnë këta, zv/drejtori thotë erdhi të bënte foto me mua. Pse Leo Mesi është Kuliçaj? Pastaj vjen ai për të bërë foto dhe këta e hedhin në Facebook-un e tyre. Por dhe raporti i DASH flet për lidhje të zyrtarëve të lartë të shtetit me krimin e organizuar.
Po rivarrimi i dy ish-punonjësve të SHIK të vrarë në 1997 në varrezat e dëshmorëve...?
Rivarrimi i dëshmorëve të SHIK, të vrarë në vitin 1997, është një farsë. Përpara se të çojë në Varrezat e Dëshmorëve dy punonjës të SHIK-ut famëkeq, të çojë atë policin e vrarë në Kukës. Varrezat e Dëshmorëve janë aty për ata që vriten për akte heroike në detyrë.
Të ndërtosh një alibi të tërë, për të na treguar se po varrosim heronjtë që i rezistuan rebelimit komunist, është një maskaradë. Ajo e vitit 1997 ishte një revoltë popullore e nxitur e provokuar nga grabitja e kursimeve të shqiptarëve në ditën për diell.
Po bën dallimin...?
Se ti e do doktorin...
Çështjen e dashurisë mes burrave nuk e di zoti Rama...
Kjo s’është dashuri mes burrash është dashuri mes doktorit dhe pacientit.
Pse nuk u votoni tre ligjet, qetësoni dhe Topallin në Kuvend...?
Qetësimi i zonjës Topalli do ishte një kontribut në këtë vend. Nuk ka melhem për qetësimin e Topallit.
Taksa e sheshtë, do përdoret vetëm në paga....?
Mos më përkthe më nga shqip në shqip. Po dhunoni gjuhën....
Keni paragjykime...?
Po sepse kam pasur gjyshin shkodran, e dajën nga Vunoi kam paragjykime.
Punësimi 300 mijë...?
Në zyrën e punës nuk kap vend pune, më parë kap një xhekpod se sa një vend pune. Fasonët falimentuan e humbën 30 mijë vende punë vetëm se ky kryeministër dhe ky ministër financash llogaritar kooperative nuk dinë asgjë.
Po kemi rritur rrogat...?
Me çmimet merren shqiptarët që marrin ushqime me lista veresie. Kjo është rritja ekonomike juaj.
Po ju i keni rritur në bashki taksat...?
Ja faturat që e tregojnë këtë. Më 2010 njëri subjekt pagoi 61 620 lekë për 2012 pagoi 108 564 me Bashën për biznesin e vogël. Flas për dy fatura në dy kohë për të njëjtin biznes. Ne do të heqim taksën e biznesit të vogël, ne do të ulim taksën për shqiptarët.
Do heqim akcizën e naftës. Këta kanë vënë e taksë për sëmundjen, pra taksë për ilaçet. Përfitojnë 95 përqind të shqiptarëve.
Ju keni 3 mijë euro...?
Unë s’kam kaq, kam më shumë, lexoni deklaratën time të pasurisë.
Po biznesmenët në PS...?
Ata nuk kanë hyrë në politikë dhe janë bërë të pasur, ata janë bërë të pasur dhe pastaj kanë hyrë në politikë. Ne nuk kemi problem me të pasurit. Ne kemi problem që ata nga oborri i kryeministrit marrin paratë e taksapaguesve shqiptarë. S’ka gjë më të tmerrshme që një grusht njerëzish që kanë hyrë me xhaketë të grisur në politikë dhe tashmë janë bërë biznesmenë, t’u thonë shqiptarëve se fajin milionerët e PS që kanë hyrë në politikë pasi janë bërë të pasur.
Jeni gati të debatoni këtu...?
Me Sali Berishën, e kam thënë dhe e them kudo e kur të dojë bëj debat me të. Estradën e fshatit e ka vënë Berisha, ju keni për detyrë vetëm ta pasqyroni atë.
Koalicioni me LSI...?
Shpresoj që LSI të marrë vendimin e duhur që lidhet me interesat e shqiptarëve, duke braktisur këtë koalicion, këtë qeveri të kërrusur si kurrizi i kryeministrit duke u bërë pjesë e ringritjes së vendit. Interesi strategjik i këtij vendi është që të ketë kampe të ndara qartë jo kampe fluide.
Besoni në drejtësinë e zgjedhjeve...?
Nuk ka më komunitet gjysmë shurdh dhe gjysmë memece si në 2009, por është një komunitet ndërkombëtar i ndërgjegjshëm për të
Dule...?
Ata po bëjnë llogarinë e tyre, mund të jetë i përkohshëm largimi ose dhe i përhershëm. Opozita nuk është njëlloj, ka nga ata që kalojnë nga protesta më 21 janar në shkop i qeverisë në Ministrinë e Brendshme. Argumenti se Rama s’detyroi dot Berishën për sistemin zgjedhor dhe po shkojmë me Berishën.
Ju keni kërkuar aleancë me AK e FRD...?
Ne i kemi ftuar...
Nanon e vlerësove...
Për Nanon, bëra një fjalë të rastit e kur iu referova historisë, në anëtarësimin e PS në Internacionalen Socialiste një meritë të veçantë kishin Fatos Nano dhe Ilir Meta.
Do jetë deputet i PS Nano...?
Fatos Nano s’do jetë deputet i PS. Nano e Meta për arsyet e tyre zgjodhën rrugën e ndryshme nga PS.
Keni patur akuza nga PD për firmosjen e lejes së ndërtimit për pallatin e bashkëshortes suaj..?
Dua të bëj një parantezë. Në aeroportin e Milanos një djalë më përshëndet dhe e përshëndet. E përshëndes edhe të fejuarën e tij apo bashkëjetuesen e tij, që është kjo, Laura. Dhe ajo vajza më bëri një sërë komplimentash. Nuk ka burrë më fisnik se sa ju, por ju nuk jeni për atë vend.
Po tregoj një histori e jetuar, hist rrugës duke u kthyer në shqipëri bashkë me Lindën. Kemi qenë në një avion me Laurën e të shoqin kemi dëgjuar komplimenta për mua e Lindën aq sa mu duk një gjendje kaq e mjeruar e asaj vajze, sa e vetmja gjë që munda të bëj ishte t’ja ktheja me të njëjtën mënyrë, pa dashur ta lëndoj me këtë lëndim që i bëhet asaj apo ajo ja bën vetes. Kjo ëhstë historia e dhimbshme e shkatërrimit në thelb, në moral e njerëzve.
Redaksia Online
(Gre.M/J.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com