Batutat/Rama në Vlorë: Durim e
pse asnjë vlonjat s'quhet Durim

Batutat/Rama në Vlorë: Durim e<br />pse asnjë vlonjat s'quhet Durim
Kryeministri Edi Rama njëherazi deputet i qarkut të Vlorës,ishte i pranishëm sot në një dëgjesë me qytetarët e Vlorës nga ku ka dëgjuar ankesat e tyre. Në këtë takim si gjithmonë kryeministri nuk i ka kursyer batutat.

Ai tha se nuk mund të bëjë si me shkop magjik atë që nuk u bë në çerek shekulli, dhe u kërkoi atyre durim, edhe pse, siç u shpreh Rama, vlonjatet nuk e njohin fjalën durim ndaj asnjë vlonjate nuk ka këtë emër.

“Unë e di që fjala durim në Vlorë është një fjalë e huaj prandaj nuk ka në Vlorë vlonjat me emrin Durim. Ne duhet të jemi bashkë unë e kuptoj që durimi i është sosur edhe më të duruarve edhe tironsave. Por ne nuk mund të na kërkohet bagazhi i të gjithë asaj që nuk u bë për çerek shekulli se nuk kemi shkop magjik. Këtu nuk është fjala ikën ca parti nga tepsia dhe tani do e marrim ne tepsinë dhe do i zëvendësojmë me tanët, nuk funksionon kështu. Nuk na duhen pseudo partizanë që futen atje dhe i nxijnë jetën miletit”, tha Rama.

Gjatë dëgjesës së ankesave nuk kanë munguar edhe debatet me qytetarët.
 
Qytetari 1: “Përshëndesim kryeministrin për prezencën. Edhe pse është vapë, prezenca e tij na bën të ndihemi të freskët”.

Qytertari 2: “Ne në Vlorë jemi me fat. Detin e kemi. Kemi dhe kryeministrin deputet e për ketë jemi me fat. Duhet ta ndjejmë këtë fat. Halle kemi po do i çitim avash-avash”.

Qytetari 3: “Mire qe me sëmundjen po vuajmë vete e dimë, por nuk ia dalim dot me mjedisin, aty ku banojmë ne ka furra që pjekin mish me qymyr…”
 
Rama: “E kuptova, por nuk është një çështje që më takon mua”


I ndërpret fjalën, Rama: Mos me nderprisni, Qytetari: Na hoqe te drejten e fjales
Gjatë fjalës së tij Rama u ndërpre shumë herë nga qytetarët.
 
Rama: “Jo nuk të fal, s’të fal dot, unë të dëgjova, nuk të fal dot, a është e mundur të vazhdoj, mos na shqetëso”
 
Rama: Djali jepja mikrofonin atij aty, ore jepja. Ke hall ti, do flasësh gjë? Ehuu, jepja asaj me kapele, asaj me kapele… Ka mundësi me radhë?


Pasi ka dëgjuar shkurt ankesat, kryeministri ka marrë fjalën.

“Unë jam dhe deputet dhe më takon të dëgjoj, më vjen shumë keq që të dëgjova me respekt”, iu drejtua Rama një banoreje që e ndërpreu gjatë fjalës.

Kjo situatë ndërprerjesh shoqëroi tërë fjalën e tij, aq sa Rama ka reaguar sërish i nervozuar.
 
Rama: "
Si jeni kështu, nuk e kuptoj, jemi edhe në televizion na shohin të gjithë, thonë po ca bëhet këtu. E thonë pastaj pse u shpall pavarësia në Vlorë"


Qytetari 4: "Po na e hoqe të drejtën e fjalës fare?"

Qytetari: Do iki ne azil, Rama: Mos na shqeteso shume

Qytetari: Do iki në azil, do përpiqem me çdo metodë të iki. Ky vend s’ka as drejtësi, asgjë. Nuk rri më…

Rama: Ka mundësi mos të më ndërpresësh,të lutem shumë? Mos na shqetëso, unë të dëgjova…

Një pensioniste i tha kryeministrit: “Zoti, kryeministër, u gëzova shumë që t'i fitove. Tani bë shtet me ligje. Ndaj punuam të fitoje, tani i ke të gjitha…” 

Ndërsa një punonjëse e inspektoriatit të tregjeve ngriti disa shqetësime lidhur me pengesat që haste në punën e saj.


  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët