Bavarezët e mbyllin me fitore 2016,
RB Leipzig  pëson humbjen e dytë

Bavarezët e mbyllin me fitore 2016,<br />RB Leipzig  pëson humbjen e dytë
Përballja e mbrëmje së sotme midis Bayern Munich dhe RB Leipzig  ka përfunduar me fitoren 3 me 0 për bavarezët, duke u siguruar atyre një shkëputje prej 3 pikësh nga Leipzig.

Të besuarit e Ancelottit kanë arritur të marrin fitoren që në pjesën e parë, ku goli i parë u shënuan nga Thiago Alcantara dhe në minutën e 25-të ishte Xabi
Alonso ai që do të sillte qetësinë për bavarezët duke shënuar golin e dytë.

Ndërkohë në minutën e 45-të Lewandowski  do të vuloste fitoren më shënimin e golit të tretë nga pika e 11-metërshit.

RB Leipzing nuk arriti të reagonte gjatë pjesës së parë dhe gjerat u vështirësuan akoma edhe më shumë pas daljes me të kuq të mbrojtësit Emil Forsberg.

Në pjesën e dytë rastet e shënimit për bavarezët do të ishin të shumtë, por nuk arritën të shënonin gola të tjerë.

Në Rhein Energie Stadio, Kolni i Mërgim Mavrajt i cili luajti gjatë 90-të minutave nuk arriti të merrte më shumë se 1 pikë përballë Leverkusenit.

Nga ana tjetër Freiburgu ku aktivizohet  Amir Abrashi i cili këtë herë nuk u aktivizua për asnjë minutë, arriti të merrte një fitore të rëndësishme  përballë Ingolstadit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime