Klasikja  gjermane mes Dortmund dhe Bayern Mynchen ka përfundur me rezultatin  1-3 në favor të bavarezëve.

Në “Sigal Iduna Park”, bavarezët kanë kaluar  në avantazh në të 17’ me autor fantazistin holandez, Arjen Roben. Pavarësisht golit të shënuar loja ishte  e barabartë, por 20 minuta më vonë  janë përsëri miqtë që  kalojnë në avantazh duke çuar shifrat në 0-2 me Robert Leëandoëskin.

Pjesa e parë nuk do të ketë gola të shënuar pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja ekipet.

Me fillimin e episodit të dytë situata do të rëndohet edhe më shumë për ekipin e Borusias pasi në  minutën e 63 të takimit do të pësojnë golin e tretë me autor David Alaba.

Minutat e mbetura kanë folur tërësisht në favor të ekipit bavarez të cilët mund të kishin shënuar dhe më shumë në portën e kundërshtarit, pasi rezultati ishte shumë dëshpërues dhe nuk ishin të qartë në fushën e lojës.

Dy minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, ekipi i Borusias së Dortmundit do të  shkurtojë rezultatin në 1-3 me autor Mark Bartra dhe kushtu do të mbyllet takimi në klasiken gjermane ku përballë ishin dy skuadra që kanë filozofi të shpejtë në përballjet e tyre.

Me këtë fitore Bayerni konsolidohet në vendin e parë  me 26 pikë, ndërsa Borusia e Dortmundit ndodhet në vendin e tretë me 20 pikë të grumbulluara.

Readksia Online
N.M/Shqiptarja.com