Bayern, Ancelotti ofron 100 mln 
euro për sulmuesin Andrea Belotti 

Bayern, Ancelotti ofron 100 mln <br />euro për sulmuesin Andrea Belotti 
Më parë ishte Luca Toni, sezonin tjetër mund të jetë Andrea Belotti.

FC Bayern nuk ka pasur eksperienca të këqija nga lojtarët e kampionatit italian, kështu që duket se një “hit” përtej Adriatikut në verën e ardhshme mund të bëhet bavarez.

Siç shkruan gazeta “La Stampa”, klubi gjerman aktualisht po e vëzhgon sulmuesin 23-vjeçar, i cili deri tani ka shënuar 19 gola në Serie A me Torinon.

Ai është golashënuesi i tretë më i mirë në Itali, pas boshnjakut Edin Dzeko dhe “bomberit” Gonzalo Higuain.

Belotti ka edhe tre vite e gjysmë kontratë me Torinon. FC Bayern duket t’i fusë duart thellë në xhepa, nëse do ta transferojë.

Në Itali thuhet se sulmuesi ka një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh.

Deri tani, Chelsea, Real Madrid dhe Arsenal janë përmendur si klube të tjera të interesuara për të. Sipas drejtorit sportiv, Gianluca Petrachi, së fundmi Torino ka refuzuar 65 milionë euro nga “Topçinjtë”. “Mendoj se Belotti vlen më shumë se aq sa ofruan ata” – u shpreh ai./telesport.al

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos