Java futbollistike në Europë ka dhuruar jo pak emocione e surpriza në takimet e luajtura. Në gjermani, Bayern Munchen ka barazuar Leipzigun në krye të renditjes së Bundesgliës pas fitores 5:0 ndaj Werder Bremen.
 
Serinë e golave për bavarezët e çeli Robben, ndërsa më pas shënuan 2 herë Leëandoëski, Thomas Muller dhe Daglas Costa.
 
Në javën e 14 të Bundesligës, surpriza e këtij sezoni, Red Bull Leipzig regjistroi humbjen e parë, pasi u mund në transfertë nga Ingostadt i vendit të fundit me rezultatin e ngushtë 1:0. Nga ana tjetër, Borussia Dortmund vijon të vuajë në ndeshjet jashtë fushe, teksa përballë Këlnit nuk ka shkuar më shumë se një barazim të regjistruar në minutat e fundit të takimit. Golit të Rudnevs në minutën e 28 iu përgjigj Marco Reus për verdhezinjtë në minutën e 90.   

 

"Premier League", Ranieri mund Guardiolën
Claudio Ranieri i jep një leksion të mirë futbolli Pep Guardiola-s. Në “King Poëer Stadium”, Leicester u kujtoi të gjithëve se është ende skuadra kampione e Anglisë edhe pse në këtë sezon nuk ka shkëlqimin e atij të kaluar.
 
Skuadra e “dhelprave” arriti të thyejë “citizens” 4-2, duke marrë 3 pikë që e ngjisin atë në vendin e 14 me 16 pikë.
 
Në pjesën e parë Leicester ishte një furtunë e vërtetë. Armatës së Claudio Ranierit iu deshën vetëm 3 minuta për të zhbllokuar rezultatin me anë të Jamie Vardy-t. Manchester City ishte ende i shokuar nga ky fillim i vrullshëm i kampionëve të Anglisë, kur panë që të pësonin edhe golin e dytë me anë të King.
 
Vuajtjet nuk kishin të përfunduar për “citizens”, të cilët në minutën e 20 pësuan edhe golin e tretë me Vardy, për të cilin ky ishte goli i tij i dytë në këtë sfidë.
 
Në pjesën e dytë, Leicester gjeti kohën për të shënuar edhe një gol tjetër me autor Jamie Vardy, i cili plotësoi tripletën personale të ndeshjes.
 
Manchester City pati një lloj reagimi në 10 minutat e fundit kur shënoi edhe 2 gola, fillimisht me Kolarov e më pas me Noliton, por ishte tepër vonë. Llogaritë e sfidës u mbyllën me rezultatin 4-2 me Manchester City-n që e sheh veten në vendin e katërt me 30 pikë, ndërkohë që renditja e Premier League kryesohet nga Arsenali e Chelsea që për momentin janë me pikë të barabarta. 

Nga ana tjetër, fitore 3:1 ka shënuar Arsenal ndaj Stoke City Theo Walcott, Mesut Oezil dhe Alex Iwobi përmbysën avantazhin e Charlie Adam të miqve. "Gunners" kryeson Premier League-n bashkë me Chelsea, me nga 34 pikë secili.
 

Barcelona rikthehet te fitorja
Barcelona rigjen fitoren në kampionatin spanjoll pas 3 barazimeve radhazi. Skuadra katalanase mposhti në Pamplona, Osasunën me rezultatin e pastër 3-0 në një ndeshje ku protagonist u bë Lionel Messi, i cili regjistroi sfidën e tij të 550 me katalanasit, duke u bërë i 4 futbollist në historinë e Barcelonës që e arrin këtë numër ndeshjesh me fanelën blaugrana.
 
Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura.
 
Përpjekjet e Barcelonës morën shpërblimin e merituar në pjesën e dytë teksa zhbllokoi rezultatin me golin e Suarez në një aksion të nisur nga Lionel Messi.
 
Në minutën e 72 ishte vetë argjentinasi që dërgoi topin në rrjetë për të dytën herë për katalanasit pas një pasimi të Jordi Alba-s.
 
Në minutat shtesë të sfidës, Barcelona gjeti edhe golin e tretë, sërish me Lionel Messin që merr kreun e klasifikimit të golashënuesve në kampionat me 11 gola.
 
Me këtë fitore, Barcelona i afrohet me 4 pikë kryesuesve të Real Madrid. 
  /Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?