Klasikja e parë evropiane për çerekfinalet e Champions League, mes Real Madrid dhe Bayern Munich është fituar me rezultatin 1-2 nga gjermanët. Në Bernabeu supersfida nisi me raste nga të dy anët, por në minutën e 27 nga gabim trashanik nga galaktikët desh i kushtoi rëndë skuadrës së Arbeloa-s. Serge Gnabry, ai që gaboi, korrigjoi në minutën e 41 duke asistuar për Luiz Diaz, i cili zhbllokoi shifrat.
E ndërsa pritej reagimi i Real Madrid, në nisje të pjesës së dytë Harry Kane u tregua kirugjikal në hyrje të zonës, duke dyfishuar rezultatin. Pas një sërë tentativash, në minutën e 74 Mbappe shkurtoi diferencat pas asistit të Arnold, ndërsa rezultati 1-2 mbeti i pandryshuar deri në fund, duke lënë të hapur llogaritë për ndeshjen e kthimit. Pas disfatës te ‘galaktikët’ kishte shumë shpresë. Fillimisht Rudiger u shpreh se ‘Reali është gjallë’, ndërsa trajneri Arbeloa deklaroi se ‘fakti që Neuer u shpall lojtar i ndeshjes tregon se ne mund ta dëmtojnë realisht Bayern Munich’. Ndeshja e kthimit, për të vulosur përfundimisht gjysmëfinalisten do të luhet më 15 prillë.
Në çerekfinalen tjetër Arsenal ia doli vetëm në shtesë të mposhtë minimalisht Sporting Lisbonën. Në minutën e 91, Kai Havertz i aktivizuar si zëvendësues, mori një asist nga Martinelli dhe vulosi fatet e kësaj sfide. Edhe pse minimale, kjo fitore i shtron rrugën Arsenalit drejt gjysmëfinales pasi ndeshja e kthimit do të luhet në Londër.
Komente







