Bayern fiton me përmbysje ndaj
Hoffenheimit,+16 nga vendi i dytë

Bayern fiton me përmbysje ndaj<br />Hoffenheimit,+16 nga vendi i dytë<br>
Bayern Munchen e ka kryer më së mirë detyrën përballë tifozëve të saj në shtëpi, duke fituar me përmbysje përballë Hoffenheimit me rezultatin e thellë 5-2.

Ndeshja e vlefshme për javën e 20 të Bundesligës ka nisur në favor të miqve, të cilët shënuan që në minutën e 3 me anë të Mark Uth, i cili u pasua nga një gol i dytë i shënuar nga Sege Gnabry.

Por kaq ishte e thënë për miqtë pasi vendasit u rikthyen në lojë në minutën e 21 me anë të një goli të Lewandowskit, i cili ngushtoi rezultatin në 1-2.

Por vendasit nuk u ndalën dhe shënuan golin e barazimit me Boateng, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-2.

Pjesa e dytë ishte me e lehtë për Bayernin, i cili luante në shtëpi duke shënuar dhe tre gola të tjerë dhe duke blinduar vendin e parë me 50 pikë dhe 16 pikë largë Shalkes së vendit të dytë.

Golat për zotërit e “Allianz Arena” në pjesën e dytë u shënuan nga Kingsley Coman në minutën e 63-të, Arturo Vidal në minutën e 66-të dhe vulën për rezultatin 5-2 e vendosi Sandro Wagner në minutën e 90-të.

Pas kësaj humbje Hoffenheimi renditet në vendin e nëntë me 27 pikë dhe ndeshjen e radhës e ka sërish në transfertë përballë Hertha Berlinit.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit

Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit