/ATSH/. - Bayern Munich ka hequr dorë nga transferimi i yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Sipas mediave gjermane, ekipi nga Allianz Arena ka vendosur që të mos të angazhohet për transferimin e Reusit, pasi ka opsione të mjaftueshme në repartin ofensiv.
Por, kjo nuk është arsyeja e vetme që Bayerni ka hequr dorë nga Reus, pasi demtimet e shpeshta të këtij të fundit e kanë shtyrë ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola që të heqi dorë nga lojtari i perfaqesueses gjermane.