Bayern i shkakton humbjen e parë
Kolnit në shtëpi, Borussia luan "tenis"

Bayern i shkakton humbjen e parë<br />Kolnit në shtëpi, Borussia luan "tenis"
Bayern Munchen i ka shkaktuar humbjen e parë Kolnit në shtëpi. 

Bavarezët triumfuan në transfertë me rezultatin 3:0, falë golave të Martinez, Bernat dhe Ribery. Rekordmenët gjermanë kontrolluan të gjithë takimin, duke mos vënë asnjëherë në rrezik rezultatin e ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e Ançelottit kryeson Bundesligën gjermane me 56 pikë, 7 më shumë se Leipzig i vendit të dytë dhe 13  nga Borussia Dortmund të cilët renditen të tretët. 

Këta të fundit shënuan një rezultat tenistik përballë Bayer Leverkusen 6:2. Golat për verdhezinjtë u shënuan nga Dembele, Aubameyang (2 gola), Pulisiç, Schurrle dhe Guerreiro. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor