Bayern mposht 3-0 Frankfurtin
shkon +10 nga vendi i dytë 

Bayern mposht 3-0 Frankfurtin<br />shkon +10 nga vendi i dytë 
Java e 24-të e Bundesligës gjermane shkon e gjitha në favor të Bayernit të Mynihut.
 
Bavarezët mposhtën në “Allianz Arena” Frankfurtin 3-0 ndërsa rivalët direkt Dortmundi dhe Lajpcigu u mposhtën.
 
Bayerni e zgjidh takimin që në fundin e pjesës së parë ku shënohen edhe dy gola.
 
Polaku Robert Lewandoëski vijon me formën e tij mjaft të mirë dhe realizon në minutën e 38-të duke thyer akullin dhe pas tre minutash shënon golin e dytë braziliani Dagllas Kosta.
 
Kur kishin kaluar edhe 10 minuta nga pjesa e dytë Lewandoëski shënon tjetër gol duke firmosur dygolëshin personal.
 
Më pas deri në fund nuk ndodh asgjë sa i përket ndryshimit të rezultatit dhe Bayerni e mposht 3-0 Frankfurtin.
 
59 pikë për bavarezët në vend të parë 10 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Lajpcig. Ky i fundit u mposht në shtëpi nga Volfsburgu 1-0.
 
Në Berlin nga Herta vendase u mposht edhe Dortmundi në shifrat 2-1.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin