Bayern Munchen dhe Real Madrid
çerekfinalistët e parë të Champions

Bayern Munchen dhe Real Madrid<br />çerekfinalistët e parë të Champions
Bayern Munchen dhe Real Madrid janë ekipet e para çerekfinaliste të UEFA Champions League. 

Champions u rikthye mbrëmjen e kësaj të marte me ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8. 

Sfidë vendimtare shihej ajo mes Napolit dhe Real Madrid në "San Paolo" kjo edhe për shkak të deklaratave të napolitanëve se do të përmbysnin rezultatin.

Pjesa e parë e takimeve u mbyll me fitoren e vendasve pasi si Arsenali ashtu edhe Napoli fituan përkatësisht ndaj Bayern dhe Real me rezultatin 1:0.

Ndërsa pjesët e dyta folën tërësisht për miqtë.

Si Bayern ashtu edhe Reali përmbysin rezultatet madje me diferencë të ndjeshme golash.

Bavarezët përsërisin në "Emirates" rezultatin e ndeshjes së parë në "Allianz Arena", 5:1. Edhe Reali i Zinedin Zidane arrin të fitojë me po të njëjtat shifra si në "Santiago Bernabeu", 3:1. 



Napoli-Real Madrid
Italianë zhbllokuan të parët sfidën me atë të përhershmit Dries Mertens. 

Belgu gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24 të takimit, duke i dhënë shpresë italianëve për përmbysjen e rezultatit.

Madrilenët fituan 3:1 ndeshjen e parë në "Santiago Bernabeu", ndërsa pas golit të parë të shënuar nga Napoli në sfidën e kthimit, kampionët në fuqi të Champions rrezikonin jo pak, pasi një gol i dytë i italianëve do rrezikonte ndjeshëm ekipin e Zidane. 

Por është Sergio Ramos që ekuilibron shifrat në minutën e 58 duke vendosur qetësinë në kampin madrilen, nga një gjuajtje me kokë, pas harkimit nga këndi, topi devijohet nga një lojtar i napolit dhe mposht Reinën. 

sergio ramos
(Sergio Ramos autor i dy golave për Realin)

Goli i Realit demoralizon Napolin të cilët lëshojnë terren. Ekipi i Zinedin Zidane shënon edhe golin e dytë 5 minuta më pas dhe është sërish Ramos i cili kërcen mbi mbrojtjen e vendasve duke përmbyshur shifrat në 2:1. Është e njëjta skemë si në golin e barazimit, krosim nga këndi dhe Ramos me kokë çon topin në rrjetë.

Alvaro Morata shënon dhe golin e tretë për madrilenët duke vulosur rezultatin me të njëjtat shifra si në Bernabeu dy javë më parë. 

Në pjesën e parë, si Reali ashtu edhe Napoli goditën shtyllat me anë të Mertens dhe Cristiano Ronaldos. 

Arsenal- Bayern në "Emirates"
Bayern Munchen shpërfytyron përsëri Arsenalin e Arsene Wenger me rezultatin 5:1, por këtë herë në transfertën e "Emirates". 

Pjesa e parë e takimit Arsenal-Bayern foli për londinezët në "Emirates". Goli i avantazhit u shënua nga Walcot në minutën e 20 të takimit. 

Por Bayern rikthehet në lojë në pjesën e dytë kur sulmuesi polak Lewandovski kthen në gol një penallti të fituar nga Alaba në minutën e 55.

bayern
(Bayern fiton në "Emirates" 1:5)

Mbrojtësi i anglezëve Koscielny del me karton të kuq pas ndërhyrjes së parregullt në zonë, duke i lënë vendasit me 10 lojtarë. Minutat e mbetura flasin për rekordmenët gjermanë të cilët duke përfituar nga epërsia numerike shënojnë dhe golin e dytë në të '68-ën me anë të Arjen Robben.

Ata gjejnë rrugën e rrjetës edhe tre herë të tjera me Douglas Costan dhe Arturo Vidal i cili shënon dy gola, duke i çuar shifrat e takimit në 5:1. 

Bayern Munchen e bën rrugë "talljen" me anglezët, pasi në dy ndeshje u ka shënuar plot 10 gola dhe ka pësuar vetëm dy. 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit