Bayern Munchen, Lewandowski
75 mln euro për rinovimin 5-vjeça

Bayern Munchen, Lewandowski<br />75 mln euro për rinovimin 5-vjeça
Bayern Munchen hap thesin për Robert Lewandowski-n. Me Realin e Madridit dhe Paris Saint Germain në gjurmët e sulmuesit, kampionët e Gjermanisë janë bindur ti ofrojnë një kontratë milionere.

Klubi bavarez dhe përfaqësuesit e lojtarit polak kanë gjetur akordin dhe janë fare pranë rinovimit të kontratës, për shifrën e 75 milionë eurove në 5 vitet e ardhshëm. Konfirmimi u dha nga “Bild”, sipas së cilës negociatat për marrëveshjen e re thuajse kanë përfunduar dhe rinovimi do ti garantojë një rritje të ndjeshme të përfitimeve sulmuesit 28-vjeçar.

Firma në kontratën që do ta mbajë Leëandoëskin të lidhur te Bayerni derii në vitin 2021 duket thjesht formalitet. pas negociatave të gjata, të nisura prej muajit Shkurt, palët gjetën gjuhën e përbashkët dhe tashmë janë në fazën e përcaktimit të detajeve.

Zgjatja e kontratës me bavarezët do të bënte që paga e numrit 9 të skuadrës të shkojë nga 10 në 15 milionë euro neto në sezon, për një total prej 75 milionësh në harkun e pesë viteve të ardhshëm.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara