Bayern Munchen ka mposhtur 4-0 Freiburg në transfertë dhe tani ka shkuar në 20 pikë larg ndjekësit më të afërt, Schalke 04. Për miqtë shënuan në fillim autogol nga portieri, Caglar Soyuncu në minutën e 25-të, ndërsa Corentin Tolisso në 28’, Sandro Ëanger në 54’ dhe Thomas Muller në 69’ kompletuan pokerin.
/Shqiptarja.com
Bayern Munchen ka 63 pikë të grumbulluar, duke shkuar në 20 pikë diferencë me vendin e dytë, Schalke 04, duke iu afruar edhe më shumë titullit në Gjermani. Tashmë bavarezët, me këtë ritëm, nuk është çudi që të shpallen kampionë që në fund të muajit mars.
s.k/Shqiptarja.com









