GJERMANI - Bundesliga gjermane e futbollit e zhvilloi raundin e 17-të në mesjavë, teksa të mërkurën Bayern Munich tregoi se këtë sezon nuk ka rivalë. Bavarezët fituan 1-3 me përmbysje në fushën e Koln, teksa nuk kanë asnjë humbje këtë sezon. Tri pikë siguruan edhe për Wolfsburg, Hoffenheim dhe RB Leipzig.
Në stadiumin "RheinEnergie" vendasit e Koln nuk mundën të surprizonin kampionët në fuqi, me Bayern Munich që përmbysi ndeshjen dhe fitoi 1-3. Në minutën e 41-të Maina kaloi Koln në avantazh, por në shtesën e pestë Serge Gnabry barazoi për rezultatin 1-1. Në fraksionin e dytë Kim Min-Jae shënoi golin e dytë për Bayern, ndërsa i riu Lennart Karl realizoi golin e tretë.
Ky sukses e dërgon Bayern Munich në kuotën e 47 pikëve për vendin e parë, 11 pikë më shumë se Dortmundi ndjekës.
Bundesliga, raundi 17-të:
E mërkurë, 14 janar 2026
Wolfsburg 2-1 St. Pauli
Koln 1-3 Bayern Munich
Hoffenheim 5-1 Gladbach
RB Leipzig 2-0 Freiburg
Renditja:

Komente