Bayern Mynih uragan, mposht
8-0 Hamburgun e Mavrajt

Bayern Mynih uragan, mposht<br />8-0 Hamburgun e Mavrajt
Bayerni i Mynihut është një uragan i vërtetë.

Bavarezët fitojnë 8-0 ndaj Hamburgut dhe trajneri Ancelotti feston në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen e 1000-të në pankinë. Mavraj jo vetëm që nuk ndihmon dot skuadrën e tij në arritjen e një rezultati pozitiv por shkakton edhe penallti.
 
Bayerni e hap festivalin e golave me mesfushorin Arturo Vidal në minutën e 17-të. Kiliani shënon me një gjuajtje mjaft të bukur nga limitet e zonës. Më pas është mbrojtësi i Kombëtares Mërgim Mavraj që shkakton penallti dhe polaku Robert Lewandowski e shndërron në gol. Tre minuta nga fundi Lewandowski do të shënojë edhe një tjetër gol duke e mbyllur pjesën e parë në 3-0.

Më pas në pjesën e dytë kompletohet edhe pokeri i bavarezëve që konsolidojnë edhe më shumë vendin e parë. Në minutën e 54-të Lewandowski shënon golin e katërt të ndeshjes dhe të tretin personal. Golat e tjerë shënohen nga Alaba dhe Robben ndërsa një dygolësh e shënon edhe francezi Coman. Bayerni arrin një fitore tenistike 8-0 me Hamburgun duke u ngjitur ne kuotën e 53 pikëve dhe duke mbajtur vendin e parë.

Zhytet edhe më keq Hamburgu i Mavraj. Fitore ka arritur edhe Dortmundi 3-0 ndaj Frajburgut por edhe Lajpcig që ka mposhtur 3-1 Këlnin. Në javën e 22-të është mposhtur Bayer Leverkusen.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit