Gjysmëfinalja e kthimit mes Bayern Munich dhe Paris Saint Germain pritet të dhurojë sërish emocione të forta sot (21:00), me trajnerin e vendasve, Vincent Kompany, që kërkon mbështetje maksimale nga tifozët për të përmbysur rezultatin 4-5 dhe për të siguruar një vend në finalen e Champions League.

Tekniku belg kishte një mesazh të qartë për tifozët, se 'vetëm ata që janë gati të mbështesin skuadrën për 90 minuta pa ndalur duhet të jenë në stadium'.

Thirrja duket se është dëgjuar. Atmosfera në Mynih pritet të jetë elektrizuese, ndërsa mesfushori Leon Goretzka parashikon një stadium “në flakë” për përballjen vendimtare.

Kompany nuk përjashton një tjetër duel të hapur dhe të mbushur me gola.

“Nëse të dyja skuadrat i qëndrojnë besnike stilit të tyre, atëherë mund të presim sërish një ndeshje spektakolare. Ne luajmë në shtëpi, duam të fitojmë dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë,” u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Përballja e spektaklit, sot Bayern Munich dhe PSG takohen në aktin e dytë! Luhet për finalen e Champions League