Bayern tre pikësh me vlera ndaj
Leverkusen, "shpëton" Ançelotti

Bayern tre pikësh me vlera ndaj<br />Leverkusen,
Bayern Munchen është rikthyer te fitorja në Bundesligën gjermane. Pas humbjes ndaj Borussia Dortmund një javë më parë, bavarezët kanë mposhtur në "Allianz Arena", Bayer Leverkusen me rezultatin 2:1. 

Kampionët kaluan të parët në avantazh me anë të Thiago Alcantara në minutën e 30 të takimit. Pesë minuta më pas, "aspirinat" do barazonin shifrat me anë të mesfushorit Hakan Calhanoglu. Pjesa e parë e takimit do të mbyllej me këtë rezultat. 

Të ndodhur nën presionin rezultateve të dobëta si në Bundesliga ashtu edhe në UEFA Champions League, të besuarit e Carlo Ançelottit reagojnë në pjesën e dytë. Në minutën e 56 është qendërmbrojtësi Mats Hummels i cili i jep epërsinë Bayern-it 2:1, rezultat i cili nuk ndryshon deri në vërshëllimin e fundit të arbitrit.  

Me këtë fitore, Bayern mbetet në vendin e dytë, tre më pak se kryesuesit e Bundesligës, Red Bull Leipzig, të cilët mbrëmë mposhtën në transfertë 4:1 ekipin e Freiburg.

Në ndeshjet e tjera bie në sy humbja e Borussia Dortmund ndaj Frankfurt. Verdhezinjtë u mposhtën 2:1 në "Commerzbank Arena". I përhershmi  Pierre-Emerick Aubameyang i dha përkohëisht barazimin Dortmundit, pasi kalimit në avantazh të vendasve me anë të Szabolcs Huszti. Goli i fitores për Frankfurt erdhi në minutën e 79 i shënuar nga Seferoviç. 
 
rezultatet
(Java e 12-të e Bundesligës)

bundesliga
(Renditja e kampionatit gjerman)
 
   (l.q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve